LAJMI I FUNDIT:

T-Mobile pranon që të paguajë afro 490 milionë euro pas rrjedhjes së të dhënave në vitin 2021

T-Mobile pranon që të paguajë afro 490 milionë euro pas rrjedhjes së të dhënave në vitin 2021

Operatori amerikan telefonik T-Mobile ka pranuar që të paguajë afro 490 milionë euro si pjesë e një zgjidhjeje të një padije kolektive në lidhje me një rrjedhje të të dhënave që kishte ndodhur në vitin 2021.

Sipas depozitimit në gjykatë gjatë së premtes, thuhet se të dhënat e afërsisht 76.6 milionë banorëve amerikan të identifikuar nga T-Mobile ishin kompromentuar .


Një raport nga Motherboard, shkruan GSMArena, thuhet se në gushtin e 2021 ata zbuluan se të dhënat e klientëve që ishin përfshirë në atë rrjedhje përfshinin numrat e sigurimit shoqëror, emrat, adresat, dhe informacionet e patentës së shoferit të klientëve të prekur, transmeton Telegrafi.

Nga e gjithë shuma prej afro 490 milionë eurove, afro 343 milionë dollarë do të ndahen në mes të klientëve dhe avokatëve, për pagesën e tarifave dhe kostove ligjore.

Shuma totale që do paguhet tek klientët do të varet nga pagesa e avokatëve dhe numrit të klientëve të cilët do t’i përgjigjen zgjidhjes së padisë kolektive.

Klientët e prekur nga kjo rrjedhje do të kontaktohen së shpejti nga T-Mobile në lidhje me zgjidhjen e arritur.

T-Mobile-it do t’i kërkohet që pjesën e mbetur prej afro 147 milionë dollarëve ta shpenzojë në përmirësimin e sigurisë përgjatë vitit 2023 për të minimizuar mundësitë e një shkelje dhe rrjedhje tjetër të të dhënave.

Në fakt, në katër vitet e fundit T-Mobile kishte pasur 5 shkelje dhe rrjedhje të të dhënave të klientëve.

Padia kolektive kishte akuzuar T-Mobile për mos aftësinë e tyre për mbrojtjen e informacioneve të klientëve, duke dështuar që t’i njoftojnë ata që janë prekur nga kjo, dhe se kanë një “siguri të pamjaftueshme të të dhënave”. T-Mobile nuk pranon fajësinë për asnjërën nga këto akuza. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të

Emiratet e Bashkuara Arabe po përdorin dronë për të "krijuar" shi

Teknologji
Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Çfarë do të sjellë AI në iOS 18?

Teknologji
Kalo në kategori