Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka ndarë fitoren me tifozerinë kuqezi, të cilët i falënderon për mbështetjen fantastike dhe ambientin e krijuar.
Braziliani analizon fillimin e vështirë dhe mënyrën si arriti të dërgojë skuadrën te fitorja.
Çfarë i keni bërë kësaj skuadre, që arrin të ngrejë në peshë zemrat e gjithë shqiptarëve?
Dua t’u bëj një kompliment të gjithë tifozëve që kishim sot në stadium, që ishin të mrekullueshëm. Krijuan një ambient të jashtëzakonshëm, duke na ndihmuar shumë të gjithëve ne, ndaj kjo është një fitore e të gjithë popullit shqiptar. Ishte shumë e rëndësishme të mos humbnim dhe për fat ia dolëm, pro duhet të vijojmë të bëjmë kujdes, pasi tani kemi edhe Moldavinë nga mbrapa. E dinim historinë e kundërshtarit, por mendoj që e kemi merituar fitoren sot.
Vuajtëm pak në fillim, por goli i anuluar i tyre na zgjoi…
Ishim vendosur mirë në fushë, por na mungonte një pasim i fundit përpara. Më pas e morëm veten mirë dhe bëmë një ndeshje shumë të mirë, me shumë zemër dhe shumë shpirt në fushë.
Mitaj dhe Hysaj thuajse nuk u panë asnjëherë të dalin në fundore. Nuk ia dolën apo ishte këshilla juaj?
Jo, nuk ia dolën. Si Hysaj, edhe Mitaj, nuk kishin mundësi të shkonim shumë përpara, pasi kishin përballë lojtarë shumë të fortë, që nëse u lë hapësira, të vrasin.
Polonia në bëri një presing të lartë. Si do ta zgjidhnit këtë problem, nëse nuk do të kishim shënuar të supergol me Asanin?
Ndeshja zgjidhet për 90 minuta. Në fillim nuk ishte nëj moment i mirë për ne, por e morëm veten shpejt. Ata na vunë në vështirësi, por me disa ndryshime, morëm më shumë hapësirë. Ata bënë presin të lartë, por ishin të paqartë në finalizim, në pasimet finale.
Një skuadër cinike, që fiton edhe kur nuk krijon shumë…
Ne punojmë shumë në pjesën e organizmit, por pas kësaj qëndron cilësia e lartë e futbollistëve. Kemi lojtarë të shpejtë, të fortë, që shënojnë si Barjami, Cikalleshi, Uzuni, Muçi, Bajrami, etj., etj. Janë lojtarë që bëjnë tranzicion shumë të shpejtë dhe janë të aftë të shënojnë gola.
A do të jetë e vështirë t’i gjesh vend edhe Brojës në tetor?
Është një futbollist i madh dhe shpresojmë ta kemi shumë shpejt në skuadër. Është një dëmtim i rëndë, që kërkon 9 muaj rikuperim. Do të shkojmë në Londër ta ndjekim dhe të flasim me të. Nëse do të jetë në gjendje, atëherë nuk e kemi problem t’i gjejmë vend. Por nuk do të nxitohemi dhe duhet të tregojmë kujdes.
Çfarë u the lojtarëve në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes?
U thashë se sot është dita jo vetëm e tyre, por e të gjithë shqiptarëve, të gjithë duhet të fitojmë. Ne kemi një skuadër të fortë dhe kemi fituar, sepse e kemi merituar. Por në fund u thashë që nuk ka përfunduar asgjë. Është një grup i vështirë dhe ka akoma shumë momente të vështira. Na presin edhe tre finale dhe duhet ta trajtojmë çdo ndeshje me rëndësinë maksimale.
/Super Sport/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Julian Alvarez i dërgon paralajmërim Real Madridit për ndeshjen e kthimit

Notat e lojtarëve: Real Madrid 2-1 Atletico Madrid, dështon Courtois

Dhimbje koke për Arne Slot: Arrin oferta 120 milionëshe te Liverpooli për Szoboszlain

Fat në fatkeqësi për Barcelonën para përballjes me Benfican në Ligën e Kampionëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi