Dështimi në kualifikimet për Ligën e Kombeve mund t'i kushtojë shtrenjtë përzgjedhësit brazilian të Shqipërisë, Sylvinhos.

Sylvinho mund të largohet nga drejtimi i Kombëtares së Shqipërisë dhe të rikthehet në futbollin e klubeve.


Trajneri i kuqezinjve ka mundësi që karrierën si trajner ta vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Inter Miami është gati t'i ofrojë një kontratë pasi pritet t'i ndajë rrugët me Tata Martinon.

Trajneri 61-vjeçar do të njoftojë dorëheheqjen nga momenti në moment. Në krahun tjetër, klubi amerikan ka nisur punën për të gjetur pasuesin.

Inter Miami 1

Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase 'Mundo Deportivo', në listën e Inter Miamit është edhe trajneri i Shqipërisë Sylvinho. Megjithatë, braziliani do të ketë një garë të vështirë pasi aty është edhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi.

Por, presidenti i David Beckham ka një simpati të madhe për Sylvinhon, gjë që e favorizon këtë të fundit për të drejtuar yjet si: Leo Messi, Luis Suarez, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Pritet të shihet se çfarë do të ndodhë me Sylvinhon dhe nëse ai do të vendosë të largohet nga Shqipëria./Telegrafi/

telegrafi sport app