LAJMI I FUNDIT:

Sylejman Selimi: I kërkova Haradinajt të më liroj nga detyra e këshilltarit

Sylejman Selimi: I kërkova Haradinajt të më liroj nga detyra e këshilltarit

Pas lirimit nga burgu, ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Syleman Selimi mori detyrën si këshilltar politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj. Por, ky i fundit, përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare Facebook, tha se sot se e ka liruar nga pozita e këshilltarit atë.

Sipas kryeminsitrit Haradinaj kjo u bë me kerkesën e vetë Sylejman Selimit.


Edhe Selimi tha se ishte ai që ka kërkuar lirimin nga kjo pozitë, teksa u shpreh se ky vendim është krejtësisht personal dhe s’ka të bëjë asgjë më politikë.

“Unë kam qenë ai që kam kërkuar të lirohem nga kjo detyrë, duke falënderuar shumë kryeminisitrin Haradinaj pasi që ai ka qenë i pari që ma ka ofru mundësinë që mu punësu, por dëshira ime ka qenë që unë më mos të merrem me asnjë aktivitet politik”.

“Arsyet janë krejt normale, private dhe personale, arsye shëndetësore dhe po du familjes me iu përkushtu dhe asgjë tjetër”, u shpreh Selimi për indeksonline.

Kryeministri Haradinaj liron Sylejman Selimin nga detyra e këshilltarit politik
Lexo po ashtu Kryeministri Haradinaj liron Sylejman Selimin nga detyra e këshilltarit politik

Ai tutje shtoj se ka vendosur mos të merret me diçka tjetër, madje mohoi se largimi nga posti i këshilltarit politik të kryeministrit ka të bëjë me shkuarjen e tij si Ambasador i Shqipërisë, pozitë kjo që kishte para arrestimit.

“Mua ma kanë ofruar mundësinë që të shkoj dhe ambasador në Shqipëri, por njëjtë kam deklaru edhe te presidenti që s’do të shkoj. Të njëjtën gjë e kam kërkuar edhe nga presidenti që të tërhekem mos të shkoj as ambasador. Është vendim personal, s’ka të bëj asgjë me politikë”.

Ndryshe, më 1 shkurt të këtij viti Selimi u emërua si këshilltar politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, një javë pasi ai u lirua me kusht, pas vuajtjes së dënimit prej 227 ditësh pa vendim gjyqësor.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori