Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka kërkuar rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë, në të kundërtën ai ka paralajmëruar masa radikale.
Syla ka thënë se do ta takojnë kryeministrin Avdullah Hoti për ta sqaruar situatën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku ka shpallur të pavlefshëm vendimin për Ligjin e Pagave, transmeton Telegrafi.
“Vendim dëshpërues, për hapat e mëtutjeshëm jemi mbledhur sonte. Federata ka marrë vendim që t’i drejtohet kryeministrit që të sqarojë situatën, sepse punëtori shëndetësor sot është në situatën më të rëndë më të vështirë ekonomike, jo vetëm gjatë pandemisë po ndër vite. Përfundimisht është zbeh vullneti për punë, kërkesa jonë do të jetë për rritje pagave, në sektorin e shëndetësisë sepse më nuk kemi kohë të presim ligjin. Është kërkesë e jona që të kemi rritje paga, në të kundërtën do të marrim masa. Është për të ardhur keq se si Gjykata i dëshpëron 72 mijë punëtorë shëndetësorë”, deklaroi ai para mediave.
Syla tha se dita e hënë mund t’i nxjerr punëtorët shëndetësor në reagime të ashpra.
“Do të kalojmë në masa radikale pavarësisht situatës”, theksoi ai.
Ndryshe, sot gjatë ditës Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.
Pas pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përputhshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës, transmeton Telegrafi.
Gjykata Kushtetuese në njoftimin e bërë për media ka thënë se ka ardhur në përfundim se ligji i kontestuar nuk kishte harmonizuar pagat në nivel të të gjithë sektorëve. Aty ka theksuar se ka pasur përjashtime arbitrare dhe të paarsyetuara për disa institucione, përfshirë: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Bankën Qendrore të Kosovës, dhe vet Kuvendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë