Sydney Sweeney ka bërë një rrëfim të pazakontë në emisionin e Stephen Colbert.

Aktorja ka deklaruar se një natë para se të provonte adrenalinën e hedhjes me parashutë, ajo kishte dale për të pirë.


Sweeney e pranoi se kishte frikë të hidhej nga një aeroplan, dhe për të qetësuar nervat kishte kaluar të gjithë natën duke pirë alkool, përpara se të hidhej me parashutë herët në mëngjesin e ditës pasuese.

Colbert e pyeti për përvojën e saj duke shfaqur një foto të saj që bërtiste në ajër, teksa ishte e lidhur me instruktorin e saj të parashutizmit.


“Pse duhet ta bëje këtë?” – e pyeti Colbert me habi. “Të pëlqejnë lartësitë?”

“Jo, kam frikë nga lartësitë”, – u përgjigj Sydney, duke e përshkruar përvojën si “të frikshme”.

Por kur moderatori e pyeti përsëri pse kishte vendosur të hidhej, aktorja u përgjigj se ishte në vitin kur po eksperimentonte gjëra të tjera.

“Kështu që vendosa të hidhem nga një aeroplan” – shtoi ajo me një ngritje supesh.

Colbert e pyeti se çfarë përgatitje kërkonte një hedhje e tillë, në vend të trajnimit, Sydney rrëfeu me të qeshur:

“Unë dhe kushërinjtë e mi dolëm në një qytet të vogël që kishte, si të thuash, tre bare dhe një kishë, dhe shkuam nga bari në bar deri në orën 3 të mëngjesit. Dhe pastaj u hodha me parashutë në orën gjashtë”, shtoi ajo.

Colbert mbeti i habitur dhe e pyeti nëse kishte shkuar ende nën efektin e alkoolit.

“Isha pak e shqetësuar se diçka mund të dilte nga unë,” – pranoi ajo mes të qeshurave të publikut. – “Nuk do të isha e vetmja gjë që binte nga qielli”.