LAJMI I FUNDIT:

Sveçla thotë se Kurti e ka ndihmuar më së shumti Dërgutin, Pantina i del në mbrojtje bashkëpartiakes

Sveçla thotë se Kurti e ka ndihmuar më së shumti Dërgutin, Pantina i del në mbrojtje bashkëpartiakes

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Xhelal Sfeçla, duke i komentuar diskutimet e brendshme në mes deputetëve të VV-së, ku deputetja Aida Dërguti e kishte quajtur ish-kryetarin e VV-së, Albin Kurti, me fjalën “m…”, ka thënë se Kurti ka qenë ai që e ka ndihmuar më së shumti Dërgutin.

Në profilin e tij në Facebook, Sveçla ka theksuar se nuk dihet arsyeja se pse Dërguti është tërhequr nga gara për të parin e Vushtrrisë, duke shtuar se ajo nuk ka dhënë arsye për këtë veprim.

Sveçla ka thënë se kush ka kritika ndaj Albin Kurtit – apo ndaj kujtdo tjetër – është i ftuar të flasë me argumenta, madje të garojë në zgjedhjet e brendshme e të matet me vota.


Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Sveçlës:

“Të dashur aktivistë, mbështetës e simpatizues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Kjo nuk është mënyra më e mirë për të komunikuar me ju, megjithatë është e detyrueshme, për shkak të situatave dhe keqinformimit që po mbillet nga shumë anë.

Lexova, ashtu siç keni lexuar edhe ju, se deputetja Aida Dërguti e ka shkruar një letër për publikun.

Edhe unë jam i shqetësuar se pse na është publikuar diskutimi i brendshëm i forumeve të Lëvizjes, dhe pastaj u shqetësova edhe kur pashë që ata që e kanë bërë publike komunikimin kishin nxjerrë në mënyrë selektive vetëm një pjesë të tij. Siç duket, kush ka qenë i interesuar për publikim, nuk ka qenë i interesuar për transparencë. Megjithatë, kushdo që e ka publikuar atë komunikim të brendshëm, me çfarëdo qëllimi, nuk mundet ta ndryshojë temën e cila diskutohet aty.

Cilat janë problemet e brendshme që e kanë shtyrë deputeten Dërguti t’i thotë Albin Kurtit atë fjalë të papranueshme? Pse e ofendoi ajo Albinin pikërisht kur e lajmëruan se ai po arrestohej? Pse iu gëzua këtij arrestimi?

Pse zonja Aida Dërguti thotë që donte të priste deri sa të lirohej Albini para se të kërkonte të falur, ndërkohë që kishte mundësinë ta bënte këtë duke vajtur në seancë gjyqësore, siç kanë vajtur plot aktivistë e deputetë të Lëvizjes. Kishte mundësinë të kërkonte ta vizitonte Albinin në paraburgim, siç kanë kërkuar edhe politikanë ndërkombëtarë. Kishte mundësinë t’i dërgonte një letër në burg, ose në gjyq gjatë seancave, por ajo nuk bëri asnjë prej këtyre gjërave. Për më tepër, deputetja Aida Dërguti as nuk u paraqit në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt këtë të hënë, dhe as nuk ktheu përgjigje me e-mail, edhe pse e-maili i qe drejtuar asaj dhe gjithë anëtarëve të tjerë të Kryesisë. Ajo priti deri sa ofendimi i saj i rëndë të behej publik, dhe pastaj shkroi një letër ku duket në filim se kërkon falje, por në fund lëshon akuza.

Çfarë padrejtësie apo ofendimi i ka bërë Albin Kurti Lëvizjes, apo vetë deputetes Aida Dërguti? Përkundrazi, Albin Kurti ka qenë një nga njerëzit që e kanë mbështetur më së tepërmi Aidën, edhe si deputete, por edhe si kandidate për kryetare në Vushtrri, gjë për të cilën u bë gati krejt Qendra e Lëvizjes, por edhe qytetarët e Vushtrrisë.

Megjithatë, në fund zonja Dërguti nuk pranoi të kandidojë, pa dhënë asnjë argument dhe sqarim, gjë që çoi në humbjen e zgjedhjeve në Vushtrri.

Zonja Dërguti mban përgjegjësi vetë për veprimet e veta. Unë mund të falënderoj të gjithë aktivistët dhe mbështetësit e Lëvizjes të cilët nuk e kanë përdorur gjuhën banale ndaj deputetes Dërguti. Gjuha banale dhe propaganda tip “pronto” nuk është e pranueshme brenda organizatës sonë.

Kush ka kritika ndaj Albin Kurtit, apo ndaj kujtdo tjetër, është i ftuar të flasë me argumenta, madje edhe të garojë në zgjedhjet e brendshme, e le të matet me vota siç e kërkon demokracia e brendshme. Por, diktati dhe shantazhi është i papranueshëm, nga kushdo që vjen.

Fatkeqësisht, më duhet ta pranoj këtu, se ka pasur nga ata që kanë vendosur kushte dhe kanë bërë shantazh, me të vetmin qëllim që të mos kandidojë Albin Kurti për kryetar të Lëvizjes.

Për të gjitha këto do të duhej të diskutonim në forumet e brendshme të Lëvizjes, mirëpo dikush ka qenë i interesuar të tentojë t’i bllokojë forumet e brendshme për të pamundësuar mbajtjen e mbledhjeve të Kryesisë. Që një kohë të gjatë nuk po mbahen mbledhje të rregullta në secilën javë, e shpesh nuk po krijohet as kuorumi i duhur. Sot që flasim ka ardhur koha për një Këshill të Përgjithshëm të rregullt, e as Këshilli i Përgjithshëm nuk po thirret.

Pse nuk po mblidhen forumet e Lëvizjes, pse nuk po bëhet mbledhje e Kryesisë edhe pse e kemi kërkuar prej më shumë se një jave? Ndoshta për shkak se neve kemi kërkuar raportim për punën e bërë nga të gjithë, si edhe nga drejtuesit e sekretariateve. Pavarësisht kësaj situate, të jeni të bindur që në Lëvizjen VETËVENDOSJE! do të mbretërojë demokracia e brendshme, dhe do të respektohet Statuti dhe Rregulloret e brendshme. Hakmarrja, shantazhi, shpifja dhe diktati që është provuar të përdoret nga një pjesë shumë e vogël e organizatës, prej sot do të marrë fund. Bashkë me anëtarët e Kryesisë, bashkë me deputetët, bashkë me kryetarët e komunave, bashkë me asambleistët, bashkë me dhjetëra mijëra aktivistë ne do të angazhohemi që të rikthehet parimësia dhe funksionimi i rregullt.

Misioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për sovranitet të plotë të Kosovës deri në Bashkim Kombëtar, për socialdemokraci, për zhvillim, drejtësi e barazi, synime për të cilat kemi marrë mbështetjen masive të popullit, nuk ndalet dot nga egot personale të askujt. As puna jonë e as rritja jonë nuk do të ndalet”, (sic.) ka shkruar Sveçla.

Por, deputetja e VV-së, Shqipe Pantina i ka dalë në krah koleges së saj, Aida Dërguti, duke shkruar se ajo po tentohet të kryqëzohet pa u ditur e vërteta e plotë.

“Aida edhe ne te kaluaren eshte sulmuar e edhe e fyen ( i mbani mend ata shefat e veteraneve) nga shume burra, por ajo ju beri balle atyre, nuk luftoj as me brrylla e as dhelperisht por haptaz dhe qartazi dhe balle per balle. Aida edhe sot haptazi e qartazi e sinqerisht po e thote te verteten e saj i pelqeu apo jo dikuj. Burrat kane perdorur e vazhdojne te perdorin fjale edhe me fyese per njeri tjetrin por edhe ndaj grave por ata nuk kryqezohen siq po tentohet te kryqezojne Aiden pa e dite te verteten e plote. E une pra sot jam  me Aidën kundër linçimit” (sic.), ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori