LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i vizave, Sveçla: Të pavërteta raportimet për “ikje masive” të qytetarëve

Liberalizimi i vizave, Sveçla: Të pavërteta raportimet për “ikje masive” të qytetarëve

Raportimet për “ikje masive” të qytetarëve, veçanërisht përmes transportit me autobusë janë të pavërteta, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, raportimet e tilla me ose pa dashje krijojnë panik te qytetarët dhe rëndom përdoren pastaj për qëllime politike e dashakeqe kundër shtetit të Kosovës nga Serbia.

“Lajmet e tilla janë demantuar nga Stacioni i Autobusëve e po ashtu demantohen lehtësisht edhe nga të dhënat e Policisë së Kosovës/Departamenti i Kufirit, ku dëshmohet se nuk bëhet fjalë për “ikje masive” të qytetarëve tanë apo flukse të autobusëve”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook, transmeton Telegrafi.


Ai më tej ka publikuar disa të dhëna nga pikat kufitare, sipas të cilave nga 1 janari i këtij viti, kur kosovarët gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza e deri më sot, në Republikën e Kosovës nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 3 mijë e 687 autobusë, ndërsa kanë dalur nga të gjitha pikat kufitare 2 mijë e 408 autobusë.

“Për të dëshmuar se nuk bëhet fjalë për ‘ikje masive’ por me raportime dezinformuese nga disa mediume të papërgjegjshme, për të njëjtën periudhë kohore, në vitin që lamë pas kanë hyrë 3 mijë e 511 autobusë ndërsa kanë dalur nga pikat kufitare 3 mijë e 731 autobusë. Pra, 35 për qind më pak autobusë kanë dalur këtë vit pas liberalizimit të vizave sesa në vitin e kaluar”.

Ministri është shprehur se procesi i menaxhimit të udhëtimeve pas liberalizimit të vizave është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, “për çka u jam mirënjohës stafit të Aeroportit, zyrtarëve tanë policorë atje si dhe zyrtarëve policorë kudo në pikat tona kufitare”.

“Natyrisht, iu bëj thirrje edhe mediave për korrektësi në raportim të lajmeve rreth kësaj teme dhe jo vetëm. Të gjithë qytetarët i falënderoj për respektim të procedurave të udhëtimit pa viza dhe ju dëshiroj rrugë të mbarë si në vajtje ashtu dhe ardhje në vendin e tyre!”, ka përfunduar Sveçla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori