LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Do të kujdesemi që secili kriminel, përfshirë edhe Radoiçiqin, të sillet para drejtësisë

Sveçla: Do të kujdesemi që secili kriminel, përfshirë edhe Radoiçiqin, të sillet para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve ka bërë të ditur se përkundër një marrëveshjeje me KFOR-in për largimin e barrikadave nga ana e tyre, pritjes po i vjen fundi.

Sipas tij, qeveria ka bërë kërkesë për shfrytëzimin e një helikopteri të KFOR-it për të mundësuar transferimin e të arrestuarit Dejan Pantiq, për të cilin tha se akoma ndodhet në stacionin policor afër Jarinjës, dhe është në pritje të një përgjigjeje.


Megjithatë, shtoi ai, nuk përjashtohet asnjë rrugë dhe mundësi për të realizuar qoftë transferimin e të arrestuarit tek organet e drejtësisë, qoftë edhe ndërrimin e policëve në atë zonë.

Ndërkaq, sa i përket arrestimit të Milan Radoiçiqit, për të cilin thuhet se është parë ditët e fundit në veri të vendit, ministri Sveçla tha se policia dhe institucionet tjera të sigurisë janë jashtëzakonisht efikase në mbledhjen e informacioneve, dhe sapo të konfirmohet një gjë e tillë, secili kriminel, duke përfshirë këtu edhe Radojçiq, do të arrestohet dhe do të sillet para organeve të drejtësisë.

“Që nga dita e parë ne kemi pasur komunikim me zinxhirin komandues të KFOR-it, ata kanë kërkuar një kohë që vetë të largojnë barrikadat, ne po presim që ata këtë angazhim të tyre ta realizojnë, por duke qenë se tashmë u bënë trembëdhjetë ditë, dhe ne kemi policë të bllokuar në stacionet policore Leposaviq dhe Jarinje, dhe ditët të cilat po numërohen po ju vjen fundi… Po presim përgjigjen definitive të KFOR-it për këtë (shfrytëzimit të një helikopteri nga KFOR-i për transferimin e të arrestuarit), por nuk përjashtohet asnjëra rrugë për të realizuar, qoftë sjelljen e Pantiqit në institucionet adekuate, qoftë realizimin e ndërrimeve të Policisë së Kosovës…”

“Mund t’ju them lirisht se Policia e Kosovës së bashku me institucionet tjera të sigurisë janë jashtëzakonisht efikase tashmë në mbledhjen e informacioneve dhe përgatitjen e operacioneve të duhura. Në momentin që këto informacione konfirmohen, ne do të kujdesemi që secili kriminel përfshirë edhe Milan Radojçiqin, të sillet para drejtësisë pa asnjë hezitim dhe pa asnjë kompromis”, ka thënë Sveçla. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori