LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Radoiçiq po trajnon terroristë të tjerë

Sveçla: Radoiçiq po trajnon terroristë të tjerë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla lëshoi kritika ndaj aleatëve perëndimor, për të cilët tha se hezitimi i tyre ndaj Serbisë në disa raste agresioni në veri të Kosovës, i dha krahë Beogradit për të realizuar sulmin në Banjskë.

“Serbia është mësuar që të luajë rolin e viktimës qoftë dhe në rastin e Banjskës. Për mua si dikush që është rrit në Kosovë, por dhe që kam qenë në realitetin politik të saj, sjellja e Serbisë nuk është e befasishme. Befasuese është sjellja e qarqeve të ndryshme në Bashkimin Evropian. Sot dëgjova një deklaratë të zv/kryetares së PE e cila shprehte kundërshtinë e saj ndaj qasjes së pabalancuar, të padrejtë të BE, ku struktura ekstremiste të Serbisë sulmuan KFOR. Dhe në vend që Serbia të dënohej, iu vunë sanksione Kosovës. Dhe prandaj ndodhi dhe sulmi i Banjskës, pasi u toleruan disa ngjarje të mëparshme si rrëmbimi i policëve të Kosovës apo sulmet ndaj KFOR në veri. Ishte një sulm serioz 3 pjesëtarë të KFOR humbën gjymtyrët, dihet kush e dhanë urdhrin”, tha Sveçla për A2 CNN.


Ministri i Brendshëm shtoi se tashmë partnerët i kanë të gjitha të dhënat për këtë ngjarje të rëndë dhe shtoi se Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e dënimit të vetëm Radoiçiq pasi ai sipas tij urdhërohej direkt nga presidenti Vuçiq.

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Lexo po ashtu Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Sveçla shtoi se Milan Radoiçiq është në krye të trajnimit të grupeve terroriste dhe mund të ndërmarrë ndonjë tjetër sulm nëse merr urdhër.

“Dhe për Banjskën i kemi ndarë informatat me partnerët dhe ka hezitim për të mbajtur qëndrim ndaj Serbisë.  Nuk duhet të biem në kurthin e dënimit vetëm të Raidoçiç. Ai ka qenë kryetar i një subjekti politik të lidhur drejtpërdrejt me Serbinë. Pastaj është armatosur dhe trajnuar në kazermat e Serbisë. Është financuar nga shteti i Serbisë dhe urdhrat i ka marrë nga Vuçiq. Ai është udhëheqësi i grupeve të trajnimit dhe mund të marrë ndonjë urdhër tjetër nga Vuçiq për të sulmuar”, përfundoi Sveçla.

Nisur nga qëndrimi i fortë që ka mbajtur i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që e tha qartë se bashkëpunimi i tij me qeverinë e Albin Kurtit është i vështirë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla theksoi se marrëdhënia me SHBA-BE është shumë e mirë, për shkak se palët ndajnë vlera të njëjta.

Mirëpo, në intervistën në Ditarin Kosova” me gazetaren Rosalba Bejdo, ai nuk kurseu kritikat sa i përket qëndrimit të SHBA ka mbajtur përkundrejt Serbisë, sipas së cilit është shumë i butë. Ky qëndrim, për ministrin e Brendshëm, nuk bën asgjë tjetër përveç se e inkurajon atë që të ketë një sjellje më të egër në raport me Kosovën.

Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri
Lexo po ashtu Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri

“Kemi komunikim dhe raporte të mira me SHBA-BE, duam të bëhemi pjesë e Evropës, e NATO, nuk kemi dallim në sistemin e vlerave, dallimi ku ne i kemi janë realisht ne mendojmë se qasja e tyre në raport me Serbinë është gabim, tolerimi i sjelljes kriminale të regjimit të Serbisë dhe satelitëve të tyre në Bosnje dhe Kosovë dhe influencës destruktive në rajon i inkurajon ato të jenë edhe më të egër”, u shpreh Sveçla.

Ai e krahasoi qasjen e ndërkombëtarëve në kohën e Sllobodan Millosheviç, të njëjtë me atë ndaj Aleksandar Vuçiq sot. Sveçla tha se Millosheviç u tolerua më shumë sesa duhej dhe ajo që ndodhi ishte një masakër, e prandaj thekson se duhet të reagojnë në kohë ndaj Vuçiq.

“Duke stabilizuar sitën qoftë dhe e padrejtë do mund të blejnë kohë për ndryshimin e qasjes së Serbisë. Ne jemi të bindur se me regjim si Vuçiq Serbia nuk ndryshon, kjo jo vetëm se e thotë realiteti, na e mëson dhe historia. Millosheviç është toleruar më shumë sesa duhet, u desh që të vriteshin qindra mijëra qytetarë që të vriteshin, që perëndimi të shoh që duhet të mbajë një qëndrim të vendosur jo vetëm në kundërshtim, por edhe ndëshkim të Serbisë, sa më shumë të tolerohet aq më shumë do tentojë që të shfrytëzojë benefite nga të gjitha anët”, përfundoi Sveça.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori