LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Lajm i mirë njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, jemi në proces me Turqinë, Kanadanë, Italinë e Austrinë

Sveçla: Lajm i mirë njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, jemi në proces me Turqinë, Kanadanë, Italinë e Austrinë
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë sot se njohja e patentë shoferëve nga Gjermania është lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës në Gjermani.

Sveçla në një postim në Facebook njofton se këtë javë kanë marrë aprovimin e Qeverisë së Kosovës edhe për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë dhe jemi në proces me Italinë e Austrinë.


Lexoni të plotë postimin e ministrit të Punëve të Brendshme:

Një lajm i mirë për Kosovën dhe qytetarët tanë në Gjermani.

Në mbledhjen e Bundesratit Gjerman, sot është votuar njohja e ndërsjellë e patent shoferëve mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.

Ky sukses është rezultat i një angazhimi të madh të ekipeve tona, të cilët gjej rastin t’i falënderoj për punën e tyre të palodhshme si dhe kërkesa më e shpeshtë e qytetarëve tanë kudo nga Gjermania. Që nga marrja e detyrës kemi punuar intensivisht që ky proces të përfundojë suksesshëm dhe sa më parë.

Marrëveshja sipas legjislacionit në Republikën Federale të Gjermanisë ka marrë aprovimin e të gjitha landeve dhe patent shoferët do të njihen në tërë Gjermaninë.

Të dashur qytetarë që jetoni kudo në diasporë,

Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë suaj është përgjegjësi e jona në bashkëpunim me shtetet aleate ku ju jetoni. Në të gjitha takimet me homologët e mi kam ngritur këtë dhe çështje të tjera për ju.

Këtë javë ne kemi marrë aprovimin e Qeverisë sonë për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë dhe jemi në proces me Italinë e Austrinë dhe natyrisht do të njoftoheni me të gjitha proceset që do të nisim apo finalizojmë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori