LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Kërcënimet e Serbisë vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën

Sveçla: Kërcënimet e Serbisë vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Shefen e Operacioneve aktuale, Divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, theksoi se me Viehen kanë biseduar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e Kosovës.


“Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, poashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës”, shkroi Sveçla, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se u dakorduam për bashkëpunim të mëtejmë.

“Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe të rajonit”.

Sveçla gjithashtu potencoi në fund se Kosova aspiron rrugën drejt integrimit në NATO dhe në këtë kuptim, do të vazhdojnë përpjekjet si partner serioz në garantimin e sigurisë në vend dhe në rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori