Suspendimi ka të bëjë me përgjegjësinë menaxheriale dhe për shkelje disiplinore administrative.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të Policisë së Kosovës, majori i suspenduar është zyrtar përgjegjës për sektorin mbështetës për sistemin vëzhgues të kamerave për sigurinë e objektit ish-Qendra për Trajnime Policore.

Dy zyrtarët policor kanë qenë në detyrë për sigurimin e objektit më 25.04.09, kur nga kjo qendër u “avulluan” mbi 47 kg heroinë, disa mijëra euro dhe gjësende të tjera.

“Këto veprime janë veprimet fillestare të këtij procesi hetimor i cili do të vazhdojë në kontinuitet dhe duke u bazuar në rezultatet e hetimeve të brendshme do të ndërmerren edhe masa të tjera varësisht nga të gjeturat e këtyre hetimeve”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në anën tjetër, bëhet e ditur se, Task Forca e krijuar është duke vazhduar hetimet me intensitet të shtuar që personat e dyshuar për vjedhjen e rëndë sa më parë të vihen para organeve të drejtësisë. /Telegrafi/