LAJMI I FUNDIT:

Surroi: LVV dhe LDK mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër

Surroi: LVV dhe LDK mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër

Publicisti Veton Surroi ka thënë sot se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër, atij të zgjedhjes së Presidentit/es.

Surroi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se pjesë e marrëveshjes së koalicionit mes LVV-LDK nuk duhet të jetë as emri i kandidatit/es e as përkatësia e tij/saj partiake , por procedura me të cilën partitë nënshkruese të Koalicionit do ta propozojnë kandidatin/en që mund të ketë pëlqimin edhe të partive që nuk janë pjesë të koalicionit në pushtet.

Lexoni të plotë postimin e Surroit:


LVV dhe LDK mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër, atij të zgjedhjes së Presidentit/es. Kjo çështje qe një prej pengesave të mëdha dhe konstante për arritjen e marrëveshjes por nuk ka nevojë të jetë e tillë. Në mënyrë që të zgjidhet, do marrë në konsideratë këto pika:

  • Koalicioni LVV-LDK duhet ta ketë të formalizuar zgjidhjen për çështjen e Presidentit/es, në mënyrë që kjo çështje të mos shtrohet si pengesë e funksionimit të Koalicionit kur të vijë koha e zgjedhjes e Presidentit/es
  • Sipas Kushtetutës dhe vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti/ja nuk i ‘përket’ asnjë partie politike, andaj zgjedhja e Presidentit/es duhet të jetë pjesë e së paku dy rrathëve të ndërtimit të konsensusit: një brenda koalicionit qeverisës dhe një tjetri me opozitën.
  • Pjesë e Marrëveshjes së koalicionit mes LVV-LDK nuk duhet të jetë as emri i kandidatit/es e as përkatësia e tij/sa partiake, por procedura me të cilën partitë nënshkruese të Koalicionit do ta propozojnë kandidatin/en që mund të ketë pëlqimin edhe të partive që nuk janë pjesë të koalicionit në pushtet.

Nëse LVV dhe LDK arrijnë një pajtim për procedurën e ndërtimit të konsensusit për Presidentin/en, atëbotë do të forcojnë idenë e balancit të pushtetit nëpërmjet bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.

Njëherë e zgjidhur kjo çështje, mund t’u rikthehen çështjeve të mbetura, të pakta dhe që të gjitha të zgjidhshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

Plagosjet aksidentale nga policët e rinj, ekspertët flasin për shkaqet

Siguri
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Kalo në kategori