LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Deklarata e Thaçit dhe Vujanoviqit është bërë për t’i bindur deputetët që të votojnë demarkacionin (Video)

Surroi: Deklarata e Thaçit dhe Vujanoviqit është bërë për t’i bindur deputetët që të votojnë demarkacionin (Video)

Veton Surroi duke folur rreth ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se deklarata e dy presidentëve Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq është bërë për t’i bindur deputetët që të votojnë.

“Ajo është marrëveshje e cila ka mundur të bëhet edhe para dy vitesh. Nga aspekti i ligjit dhe përmbajtjes asgjë nuk ndryshon. Në aspektin përmbajtjesor kufiri është ashtu siç e kanë nënshkruar ministrat e jashtëm dhe ashtu siç e kanë ratifikuar Kuvendi i Kosovës dhe i Malit të Zi, dhe kapaciteti për ta ndryshuar atë vij kufitare është i njëjtë siç ka qenë në vitin 2015”, ka thënë Surroi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin.

Surroi ka shtuar se nëse palët gjejnë ndonjë gjë për të korrigjuar do të bëhet por që ekziston një procedurë dhe ajo procedurë sipas tij është që të dyja palët duhet të ulen dhe nëse shihet ndonjë gabim atëherë vie tek kompensimi i ndërsjellë i territoreve.


“Nuk ka lëvizje një-kahëshe të vijës kufitare, nëse donë me marr një livadh duhesh ta japësh një livadh, nëse donë me marrë një kodër duhet ta japësh jë kodër”, tha Surroi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Siguri
Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Shëndetësi
Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Operacioni

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori