Supremja vë në pikëpyetje rigjykimin për rastin “Alfa”, Agim Islami ka 16 vjet që kërkon drejtësi
Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë si të pabazë ankesën e të akuzuarit në rastin “Alfa” Almir Dërplanin. Kjo vë në pikëpyetje nëse rasti do të shkojë në rigjykim në Gjykatën Themelore, gjë të cilën po e pret i dënuari Agim Islami që tash e 16 vjet mohon akuzën për të cilën po qëndron në burg. Vendimin e Supremes e komentoi vetë Islami në Facebook.
“Vazhdojnë padrejtësitë, vazhdojnë zvarritjet për rastin Alfa. Tani e ka radhën Gjykata Themelore të vendosë për ankesën time që gjendet në sirtarët e tyre qe 2 vite pa asnjë vendim, shpresoj të marrin parasysh të gjitha dëshmitë e reja që dëshmojnë se njerëz të pafajshëm qëndrojnë në burg, vendimi të jetë i shpejt, pa zvarritje të reja dhe të rikthehet rasti Alfa nga fillimi. Liri për rastin Alfa asgjë tjetër. 2008/2024 – 16 vite në Burg pa asnjë faj”.
Edhe ish i akuzuari në rastin “Alfa”, Ramiz Dauti, thotë se nuk e ka pritur nga Supremja një vendim të këtillë, të cilin e quan të padrejtë.
“Përveç asaj që ne kemi fakte të reja, kemi bërë një ekspertizë të mirë për Agimin që dëshmon se Agimi nuk është fajtor për rastin në fjalë. Ne tash kërkojmë që vetëm të mos zvarritet, për shkak se e kemi pritur gjykatën e Apelit dhe gjykatën Supreme tashmë 26 muaj, deri më datën 14, dje, që të merret vendimi kështu që ne kërkojmë vetëm të mos zvarritet dhe të vendoset në bazë të provave që i kemi”, deklaroi Ramiz Dauti.
Avokati i të dënuarit Almir Dërplanin, Asmir Alispahiq, thotë se vendimi i djeshëm i Supremes i ka goditur të gjithë. Shpjegon se tani lënda fizikisht do të kthehet në gjykatën themelore ku do të vendosej në bazë të kërkesës së dorëzuar para 4 vitesh nga Agim Islami për rigjykim me dëshmi të reja, pra ekspertizën e bërë dhe e cila, sipas palës mbrojtëse, dëshmon se të dënuarit nuk janë fajtorë.
“Së pari kjo hap mundësinë që gjykata e shkallës së parë të vendosë mbi këtë kërkesë, por çfarë vendimi do të sjellë, unë nuk e di. Nëse më pyesni mua se çfarë duhet bërë, fillimisht duhej të hynte në fuqi kjo ankesë e Almir Dërplanin, lënda të kthehet, të miratohet kërkesa e Agim Islamit, dhe rigjykim të kishte për të dy. Në këtë situatë tani, mund vetëm të apeloj që të shqyrtohen të gjitha dëshmitë që mbrojtja i jep që nga fillimi”, deklaroi Asmir Alispahiq, Avokat i Almir Dërplanin.
Alispahiq përfundon duke thënë se jo vetëm Agim Islami, por as Almir Dërplanin e as tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi, nuk meritojnë të kalojnë nëpër këtë golgotë./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Pse EULEX-i përforcoi Njësinë e Specializuar Policore në Kosovë, flet eksperti i sigurisë
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
Histori prekëse: Si ndikoi babai i Gazmir Racit në kthimin e Driton Kukës në Kosovë
Kryeprokurorja belge: Raporte 'tronditëse' u zbuluan në përgjimet e SKY ECC për grupet kriminale shqiptare
Maqedonci takon Ndihmës-Sekretarin e Mbrojtjes për NATO dhe Evropë: Nga Kosova në Amerikë, nga Amerika për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri