Supremja refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur ndaj vendimit të PZAP-së lidhur me subjektin Lista Serbe.
“PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën (ZL.Anr.37/2025), e parashtruar nga subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje, kundër subjektit politik, Lista Serbe, lidhur me pretendimet për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më datë 12 Tetor 2025”, thuhet në njoftim.

Kolegji i Gjykatës Supreme, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa e LVV-së është e pathemeltë.
“Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga gjendja e tillë faktike dhe ligjore e çështjes, e pranon në tërësi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-it, si në vendimin e tij, me të cilin e ka refuzuar të pabazuar ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët gjatë Fushatës Zgjedhore për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, që do të mbahen më datë 12 tetor 2025”, thuhet më tej në arsyetimin e Supremes. /Telegrafi/

















































