LAJMI I FUNDIT:

Supremja refuzon ankesën e Bekim Jasharit kundër PZAP-it

Supremja refuzon ankesën e Bekim Jasharit kundër PZAP-it
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari gjatë intervistës në “Përballje” /Foto: Ridvan Slivova

Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit të Bekim Jasharit kundrejt vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Sipas vendimit, ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, hidhet si e palejuar.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Lista e Pavarur Bekim Jashari, me seli në Skenderaj, e paraqitur kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.673/2021, Anr.674/2021, Anr.675/2021, Anr.676/2021, Anr.678/2021, Anr.679/2021 të gjithë të datës 20.10,2021, Anr.671/2021, Anr.672/2021, dhe 680/2021. Ankesa e subjektit të njëjtë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.637/2021 hidhet si e palejuar”, thuhet në njoftim.


Jashari ishte ankuar se në procesin zgjedhor ka pasur blerje të votave nga PDK-ja, por PZAP-i kishte konstatuar se tetë fletëvotime kanë qenë të pavulosura në kutinë e votimit për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Bekim Jashari nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj” ka marrë 40,64 për qind të votave kurse kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Nura, mori 57,99 për qind.

Supremja ka refuzuar si të pabazuar edhe ankesën e Xh.S., anëtare e Komisionit zgjedhor në Vendvotimin QV2614/01D nga subjekti politik “Lëvizja Vetëvendosje”, e paraqitur kundër pikës III të vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.630/2021, të datës 20.10.2021. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Publikohet momenti i gjuajtjes me breshëri plumbash ndaj terroristëve serbë në Banjskë

Lajme
Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Kronika e Zezë

"I mbyllet përfundimisht restoranti "Grej" në veri: Kujt ia transferoi bizneset milionëshe kryekrimineli Milan Radoiçiq?

Lajme
Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

Peci: Kosovës i duhet një qeveri me koalicion me shumicë shqiptare

Politikë
Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Avokatja e Diamant Gashit: Babai i tij ishte i tronditur nga përfshirja e të birit në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së

Rama e akuzoi se ia “bllokoi” projektet me urdhër të Çekut, i reagon drejtoresha e IKMM-së

Lajme
Kalo në kategori