Sot buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve që janë të hospitalizuar në repartin e pediatrisë, sollën alpinistët e klubit “Alpin Prishtina”, të maskuar si figurat më të dashura të fëmijëve.
Është bërë traditë që superheronjtë të vizitojnë fëmijët, ku sot u shënua edicioni i pestë i kësaj ngjarjeje. Të lumtur, fëmijët shikonin heronjtë e tyre duke u lëshuar nga çatia e ndërtesës së pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Temperaturat e ulëta nuk penguan të vegjlit që kishin ardhur për të parë nga afër superheronjtë e tyre. Të gjithë vraponin për një fotografi e përshëndetje. Për fotografi nuk hezitoi as ministri i shëndetësisë, Arben Vitia.
Ai tha se superheronjtë e vërtetë janë mjekët e kësaj klinike.
“Mjekët dhe infermierët tanë që bëjnë punë të palodhshme dhe të jashtëzakonshme çdo ditë në trajtimin e fëmijëve tanë, sot me këtë aktivitet të superheronjëve, kemi dashur me vu në pah këtë pjesën e superheroit, të cilën ashtu siç thash janë mjekët dhe infermierët…Ky aktivitet është për të falënderuar mjekët dhe infermierët tanë me punën e tyre të palodhshme që e bëjnë përditë në klinikën e pediatrisë”, tha ai, raporton kp.
Drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajcevci-Uka, u shpreh e lumtur që edhe këtë vit në prag të festave, superheronjët vizituan repartin e tyre. Ajo shpreson që ky aktivitet të vazhdojë me vite të tëra.
“Ky aktivitet është mjaft i rëndësishëm, sidomos për fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë për arsye se ka disa prej fëmijëve me sëmundje kronike që qëndrojnë gjatë, kështu që ky aktivitet është një çlirim shumë i rëndësishëm i ndjenjës shpirtërore për t’i parë këto edhe sidomos për ata fëmijë të cilët këta superheronj i kanë idol dhe për atë arsye është e rëndësishme ta shohin këtë aktivitet”, tha Uka.
E Valentina Pllana që këtë vit ishte e maskuar si “buba-mara”, tha se fëmijët po e presin me entuziazëm këtë aktivitet.
“Ishte shumë kënaqësi për të ardhur dhe për ti gëzuar fëmijët sadopak, si e përmendi drejtoresha dhe ministri. Fëmijët vetëm qëndrojnë çdo ditë dhe na shohin prej brenda, kështu që pse mos me na pa edhe nga afër…Superheronj nuk jam, por fëmijët e njohin karakterin e buba-marës dhe ishte shumë kënaqësi. Shpresoj që i kemi lumturuar sado pak sot”, tha ajo.
Pas lëshimit me litar nga çatia, superheronjët shpërndan dhurata të ndryshme për të vegjlit që shikonin nga poshtë, e nëpër dhoma u vizituan edhe fëmijët e hospitalizuar duke u dhuruar dhurata dhe tyre.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aurora-tila-780x439.jpeg)
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aeroporti-Nderkombetar-i-Prishtines-Adem-Jashari-foto-Ridvan-Slivova-28-780x439.jpg)
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar
![Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/02/Organizata-Germin-ankesene-PZAP-rreth-vendimit-te-fundit-te-KQZ-se-foto-Ridvan-Slivova-5-780x439.jpg)
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin