LAJMI I FUNDIT:

Super-ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes

Super-ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes

Ushqimi ka ndikim të madh në funksionet tona fizike dhe mendore, ndërkaq ju ofron shpjegimin kur kërkoni përgjigjen për shtimin e shpejtë të peshës, disponimin e keq, problemet me përqendrim, etj.

Ndonëse nuk mund ta ngadalësojmë procesin natyral të plakjes, ka disa gjëra të caktuara të cilat und t’ju ndihmojnë ta ngadalësoni këtë proces, transmeton Telegrafi.

Ushqimet që i konsumojmë ndikojnë në shpejtësinë me të cilën funksionon metabolizmi dhe, megjithëse proteinat e shpejtojnë atë, karbohidratet e rafinuara dhe komplekse e ngadalësojnë dukshëm.

Metabolizmi i ngadaltë e rritë rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme, por shpie edhe në proces më të përshpejtuar të plakjes.

Kështu, për ta ngadalësuar procesin e plakjes, ka disa ushqime të cilat duhet t’i shmangni dhe disa tjera të cilat duhet t’i hani.

Fillimisht, ju duhet t’i shmangni këto ushqime:

– Ushqimet e fërguara me shumë yndyrë
– Mishrat e përpunuar
– Sasinë e tepërt të alkoolit
– Petullat dhe brumërat

Tani, këto janë pesë ushqimet që e ngadalësojnë procesin e plakjes:

– Karotat
– Salmoni
– Frutat citrikë si portokajtë, limonët, mandarinat, grejpfrutët, etj.
– Produktet e sojës
– Fasulet. /Telegrafi/