Super kompjuteri i ‘Opta Stats’ zbulon shanset e çdo kombëtareje për të fituar Euro 2020 – Franca mbetet favorite, Anglia e teta

Shanset e çdo skuadre për të fituar Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’ janë zbuluar nga modeli i detajuar i parashikimit të ‘Opta Stats Perform’ - dhe Anglia është vetëm e teta në listën e fituesve të mundshëm, me Francën favorite.
Secili vend garues tani ka luajtur dy ndeshje dhe duke shkuar në ndeshjet finale të grupeve, kompjuteri në Opta ka dhënë shanset e fituesve më të mundshëm të turneut bazuar në performancat e ekipit dhe rrugën e mundshme drejt fitores.
Franca mbetet favorit, pavarësisht barazimit të saj me Hungarinë, me një shans prej 23.3 për qind të suksesit. Por, Gjermania është zhvendosur në vendin e dytë me 12.2 për qind shanse, ndërsa Anglia është e teta në listë me një mundësi prej vetëm 5.4 për qind të ngritjes së trofeut.
Duke parë performancat e fundit dhe historike të ekipit, modeli i Opta-s "konsideron forcën e kundërshtarëve dhe vështirësinë e 'rrugës për në finale' duke përdorur gjasat e rezultatit të ndeshjes".
Ndërsa Grupi F është etiketuar si 'grupi i vdekjes' pasi përmban Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë, modeli i statistikave llogarit qartë se të tre ekipet ka të ngjarë të kualifikohen, pasi portugezët janë favoritët e tretë me 10.6 për qind mundësi suksesi pavarësisht humbjes 4-2 nga Gjermani të shtunën.
Spanja është në vendin e katërt, megjithë barazimin në të dy ndeshjet e para në Euro, ndërsa Belgjika dhe Holanda janë përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë pasi fituan dy nga dy ndeshjet e zhvilluara.
Në fund të listës gjenden Maqedonia e Veriut me një shans prej 0 për qind për të fituar Euro 2020, ndërsa Skocia nuk shkon shumë më mirë me 0.04 për qind pavarësisht barazimit të tyre me Anglinë në Wembley.
24.Maqedonia e Veriut - 0% 23.Turqia - 0,01% 22.Hungaria - 0,04% 21.Skocia - 0,04% 20.Sllovakia - 0,1% 19.Finlanda - 0.2% 18.Austria - 0.3% 17.Republika Çeke - 0.3% 16.Polonia - 0.6% 15.Ukraina - 0.6% 14.Kroacia - 0.9% 13.Suedia - 1.4% 12.Rusia - 1.6% 11.Zvicra - 1.6% 10.Uellsi - 1.9% 9.Danimarka - 4.0% 8.Anglia - 5.8% 7.Italia - 6.8% 6.Holanda - 7.7% 5.Belgjika - 9.9% 4.Spanja - 10.2% 3.Portugalia - 10.6% 2.Gjermania - 12.2% 1.Franca - 23.3% /Telegrafi/ Luani dhe fitoni shpërblime këtu >Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >


















































