Super Inter në start, shënon dy herë brenda dhjetë minutash ndaj Milanit

Ka filluar sfida gjysmëfinales e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Interit në San Siro.
Kjo përballje mes gjigantëve italianë ka filluar me dominimin e zikaltëve që kanë shënuar dy herë.
Zhvillohej minuta e tetë, kur Edin Dzeko gjuajti bukur nga brenda zonës pas harkimit në zonë nga Hakan Calhanoglu, për të shënuar gol të bukur për 1-0.
Vetëm pas dy minutash erdhi edhe goli i dytë në këtë ndeshje.
Henrikh Mkhitaryan mori një top nga Federico Dimarco për të shënuar nga brenda zonës për 2-0.
Një nisje shumë e mirë e Interit, duke marr një epërsi të jashtëzakonshme që në start. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































