Me golin e mrekullueshëm të Enis Bardhit dhe një tjetër të Bojan Miovskit, Maqedonia e Veriut arriti ta mposht Armeninë me rezultat 2:0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Bardhi u tregua të jetë shpëtimtari, Bardhi është heroi i kësaj ndeshje, duke marrë parasysh se Maqedonia luajti gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, njofton Telegrafi.

Maqedonia e Veriut ka marrë fitore e madhe, duke e mposhtur Armeninë dhe duke marrë kryesimin në tabelë. Më në fund Maqedonia iu kthye fitoreve dhe kjo ndodhi pas shtatë ndeshjeve pa fitore.


Në fillim të ndeshjes u paraqitën probleme për përfaqësuesen e Maqedonisë, pasi u lëndua Çurlinov, kështu që përzgjedhësi Milevski u detyrua që në fushë të futë Qamilin. Pjesa e parë ishte e dominuar me raste nga Maqedonia, por në sekondat e fundit, arbitri gjerman Osmers i dha kartonin e dytë të verdhë dhe të kuq Zajkovit, kështu që Maqedonia mbeti me një lojtar më pak. Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola 0:0.

Enis Bardhi Festa pas golit

Kur pritej që Armenia të sulmonte, pasi kishte një lojtar më shumë, por ishte larg çdo iniciative. Maqedonia kaloi në epërsi me golin fantastik të Enis Bardhit nga gjuajtja e lirë, një ndër golat e tij më mirë në karrierën e tij. Por kjo kjo nuk është e gjitha, Miovski dyfishon epërsinë e Maqedonisë për 2:0, që doli të jetë dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Enis Bardhi Festa pas golit 1

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut tani do të ketë dy përballje në tetor fillimisht do të jetë mysafire e Letonisë, ndërsa me 13 tetor do të përballen ndaj Armenisë. / Telegrafi/

telegrafi sport app