LAJMI I FUNDIT:

Super Bowl theu të gjitha rekordet, është më i shikuari në SHBA që nga misioni ‘Apollo 11’

Super Bowl theu të gjitha rekordet, është më i shikuari në SHBA që nga misioni ‘Apollo 11’

Finalja e NFL në futbollin amerikan, e njohur më mirë si Super Bowl, ka qenë gjithmonë një ngjarje e madhe, por edicioni i këtij viti do të mbahet mend për shikueshmërinë e tij rekord.

Super Bowl tërheq një numër të madh shikuesish vit pas viti për shkak të shfaqjes që sjell dhe edicioni i sivjetshëm u ndoq nga 123.4 milionë shikues në mbarë botën në platforma të ndryshme.

Kansas City Chiefs mposhti San Francisco 49ers me rezultatin 25:22 pas kohës shtesë të dielën mbrëma. Spektakli u luajt në Las Vegas para një numri rekord shikuesish dhe qendërmbrojtësi i madh Patrick Mahomes u dallua duke vendosur një goditje me Mecole Hardman për fitoren dhe rezultatin përfundimtar.


Ishte titulli i tretë kampion për kryesuesit në pesë sezonet e fundit. Katër vite më parë ata mundën në finale 49ers, ndërsa vitin e kaluar ishin më të mirë se Philadelphia Eagles.

Mediat e njohura amerikane njoftuan se ky ishte transmetimi i dytë më i ndjekur në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas misionit historik ‘Apollo 11’ në vitin 1969, kur Neil Armstrong u bë njeriu i parë që shkeli në Hënë.

Vlerësohet se këtë ngjarje historike e kanë ndjekur nga 125 deri në 150 milionë njerëz në SHBA.

Të dhënat nga kompania Nielsen raportuan se shikueshmëria të dielën u rrit me shtatë për qind krahasuar me Superbowl-in e vitit të kaluar, i cili u shikua nga 115.1 milionë njerëz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Ancelotti po përgatit një ndryshim befasues në formacionin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Ylli i Real Madridit vazhdon si i dyshuar në rastin e skandalit seksual me fëmijë

Ylli i Real Madridit vazhdon si i dyshuar në rastin e skandalit seksual me fëmijë

La Liga
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Kalo në kategori