Përbërësit:* 450 g miell misri * 1 presh * 1 karotë * 1 shpinë pule * 1 kofshë me këmbë pule * kripë * spec djegës i terur * 1 lugë gjelle gjalpëPërgatitja: 1. Shpinën e pulës, kofshën dhe këmbën, vëjini në një litër e gjysmë ujë të ftohtë. Shto karotën e copëtuar, qepën, selinon dhe majdanozin.
Le të zihen për rreth një orë.

2. Shkrijeni gjalpin në një tenxhere dhe mbi të grini imët preshin. Shtoni miellin e misrit dhe hidheni në lëngun supën e pulës.
Ndajeni mishin nga kockat dhe lëkura.


3. Kriposeni supën dhe lëre të zihet për rreth gjysmë ore. Pastaj, qullin duke hedhur pak e nga pak dhe lëngun e mishit e hedhim në një blender.
Kthejeni supën në zjarr.

4. Vendoseni mishin e pulës pa kocka në supë, poashtu misrin, dhe spërkateni me spec djegës të bluar për shije.

/Telegrafi/