Përbërësit: * 1 spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i copëtuar trashë * 2 thelpinj hudhre, të qëruar dhe të shtypur * 3 feta bukë të bardhë, pa kore dhe të prera trashë * 1,5 kg domate, të qëruara dhe të prera trashë * 2-3 lugë gjelle uthull vere të kuqe * 5 lugë gjelle vaj ulliri të papërzier * sheqer sipas shijes Për garniturë: * 1 qepë e kuqe e vogël, e qëruar dhe e grirë hollë * 1/4 kastravec, i qëruar dhe i grirë hollë * ½ spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i grirë hollë * vaj ulliri për spërkatje Përgatitja:

Hidhni në tenxhere me presion të gjithë përbërësit e supës dhe lërini derisa të zbuten dhe bëhen si krem.


Shtoni pak ujë, nëse përgatitja është shumë e trashë, pastaj rregullojeni me kripë dhe piper të zi të sapobluar.

Lëreni të ftohet për të paktën 30 minuta.

Vendosini garniturën, spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejeni.

/Telegrafi/