Supa Moro ndihmon te diarreja: Ka shpëtuar mijëra foshnja nga vdekja, përgatitet vetëm me një përbërës

Supa me karota e shpikur nga doktor Moro ndihmon në shërimin e diarresë te foshnjat, por edhe të rriturit duhet të zbatojnë këshillat dhe dietën e tij sa herë që kanë probleme me stomakun
Në fillim të shekullit të 20-të, mijëra fëmijë vdiqën nga diarreja dhe më pas dr. Ernst Moro, pediatër austriak, filloi të trajtonte pacientë të vegjël në një spital gjerman – me supë. Në atë kohë nuk kishte antibiotikë.
Sot, kjo supë “magjike” me pure karotash njihet si “Supë Moro”, dhe përgatitet shumë thjesht, transmeton Telegrafi.
Ju duhen gjysmë kilogrami karota, të cilat duhet të qërohen dhe të grihen, më pas hidhni një litër ujë dhe pak kripë dhe e zieni në zjarr të ulët rreth 1,5 – 2 orë.
Më pas karota duhet të bëhet pure mirë me një mikser dhe të shtohet uji aq sa ka avulluar, në mënyrë që të mbetet sërish një litër supë.
Supa rekomandohet të merret disa herë në ditë me stomak bosh për disa ditë pikërisht në fillimin e diarresë. Është e rëndësishme që karotat të zihen mjaftueshëm, sepse vetëm atëherë lirohen substancat aktive.
I sëmuri, nëse ka oreks, mund të hajë edhe dietën normale për diarre (mollë e grirë, banane, bukë të thekur), pure patatesh (vetëm të bëra me patate, ujë, kripë), supë orizi me kungull i njomë, etj.
Dr. Moro rekomandoi gjithashtu një dietë të bazuar në mollë për njerëzit me diarre dhe probleme të tjera të stomakut.
Është e nevojshme që mollën ta qëroni dhe më pas ta grini në rende, kështu që ngadalë hahet si meze. Nuk duhet të shtoni sheqer dhe është e rëndësishme që çdo herë të përgatisni një sasi të re, dhe të mos e lini mollën e grirë të qëndrojë.
Është interesante se gjetjet e doktor Moro u konfirmuan nga eksperimentet në fillim të shekullit të 21-të dhe se dieta e tij rekomandohet nga mjekët edhe sot e kësaj dite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës