LAJMI I FUNDIT:

“Sunny Hill” pritet të mbahet te Parku i Liqenit, Veliaj: Tirana do t’i përfitojë 50 milionë euro në ditë gjatë festivalit

“Sunny Hill” pritet të mbahet te Parku i Liqenit, Veliaj: Tirana do t’i përfitojë 50 milionë euro në ditë gjatë festivalit
Foto: Screenshot/YouTube

Të martën (14 qershor) u bë e ditur se “Sunny Hill” do të zhvendoset nga Prishtinë në Tiranë për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishin në vend për dhënien e pronës në Bërnicë.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë dhënë së fundmi për Top Channel tha që Tirana do të përfitojë deri në 50 milionë euro në ditë nga “Sunny Hill”.

“Tirana prodhon zyrtarisht 20 milionë euro ekonomi në ditë dhe kur ka ndeshje si UEFA kjo dyfishohet, ne presim që ato 20 milionë euro që ekonomia e Tiranës i gjeneron në një ditë normale, t’i dyfishojë ato ditë, kështu që unë parashikoj që ne do të kemi një injeksion ekonomik, kur mendoj vaktet, hotelet, taksitë, sigurimi, higjinenën, kateringun, pra është një zinxhir ekonomik që punon, patjetër rreth 40-50 milionë euro shtesë në Tiranë”, tha Veliaj.


Foto: Screenshot/YouTube

Kryetari i Bashkisë së Tiranës më tej ka zbuluar edhe lokacionin se ku do të mbahet festivali, që duket të jetë Parku i Liqenit.

Florent Boshnjaku për zhvendosjen e “Sunny Hill” në Tiranë: Jemi mësuar në historinë tonë që të ‘ikim’ prej këtij vendi, me dhunë e ndonjëherë me dëshirë
Lexo po ashtu Florent Boshnjaku për zhvendosjen e “Sunny Hill” në Tiranë: Jemi mësuar në historinë tonë që të ‘ikim’ prej këtij vendi, me dhunë e ndonjëherë me dëshirë

“E kemi marrë vendimin final, do të jetë hapësira e Liqenit, fushat përreth Liqenit të Tiranës. Do të jenë tri skena të ndryshme. Një skenë le të themi skena qendrore, që do të jetë një paradite dhe skena vonë në mëngjes. Kështu që do të duhet që të gjithë të bashkëpunojmë, na duhet pak punë logjistike. Është çështje fokusi, disipline, aftësi menaxheriale për të organizuar grupe të mëdha”, vazhdon ai.

Menjëherë pas vendimit për zhvendosjen në Tiranë, pati reagime të shumta e pakënaqësi nga një pjesë e figurave publike në Kosovë, ndonëse krerët në Shqipëri u gëzuan që edicioni i tretë i “Sunny Hill” do të ketë lokacion të ri, Tiranën.

Festivali duhet theksuar që do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori