LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi vrau 5 dhe plagosi 21 të tjerë – bëhen të ditura detajet se si erdhi deri te incidenti në Teksas

Sulmuesi vrau 5 dhe plagosi 21 të tjerë – bëhen të ditura detajet se si erdhi deri te incidenti në Teksas

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se incidenti nga i cili mbetën pesë të vdekur dhe 21 të plagosur në Teksas ka ndodhur rreth orës 3.17 pasdite, kur një zyrtar i sigurisë publike në Teksas ndaloi një veturë Honda, pasi shoferi nuk kishte sinjalizuar një kthesë në të majtë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, para se automjeti të ndalet plotësisht, shoferi “drejtoi një pushkë në drejtim të dritares së pasme të makinës së tij dhe gjuajti disa të shtëna” drejt makinës patrulluese, pas së cilës personi i armatosur iku “dhe vazhdoi të qëllonte njerëz të pafajshëm”.

Të shtëna masive në Teksas, pesë të vdekur dhe 21 të plagosur
Lexo po ashtu Të shtëna masive në Teksas, pesë të vdekur dhe 21 të plagosur

Nga shkëmbimi i parë i të shtënave thuhet se të paktën tre oficerë u plagosën.


Por incidenti nuk ka mbaruar me kaq.

Momenti kur policia qëllon dhe vret sulmuesin në Teksas – pasi ai vrau 5 dhe plagosi 21 të tjerë
Lexo po ashtu Momenti kur policia qëllon dhe vret sulmuesin në Teksas – pasi ai vrau 5 dhe plagosi 21 të tjerë

Më pas thuhet se i dyshuari vodhi një kamion dhe vazhdoi të qëllojë, nga të shtënat e të cilit mbetën të vdekur 5 persona dhe 21 të tjerë të plagosur.

Policia e përshkroi sulmuesin si një njeri të bardhë në mesin e viteve ’30.

Ndryshe, sipas mediave të huaja, kjo ishte ngjarja e dytë me të shtëna në Teksas gjatë një muaji. Më 3 gusht një njeri i armatosur vrau 22 njerëz dhe plagosi 24 të tjerë në një Walmart në El Paso. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori