Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar tre persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:50, ka njoftuar policia.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar tre viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/