Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:10, në veri të Mitrovicës.


Tutje thuhet se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull mashkull kosovar pasi dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/