Sulmohet nga ariu derisa flinte në tendë, shpëton me lëndime të konsiderueshme (Foto)

30:"© Shutterstock / Wyatt Rivard
Pushuesi i njohur vetëm si Dylan, ka qenë duke fjetur në tendën e një kampi në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, kur është sulmuar nga një ari.
Adoleshenti 19-vjeçar, është zgjuar nga goditja e putrës në fytyrë, ndërsa menjëherë ka pësuar edhe kafshimi në kokë.
“Gjithçka ka ndodhur shpejtë, sa që nuk i kujtohet mirë si ndodhi. Ka lëndime të konsiderueshme dhe të gjitha i janë trajtuar si duhet, por është i traumatizuar”, thuhet në raport lidhur me rastin.
Deri më tani, nuk ka pasur raste që arinjtë të hyjnë në tenda, sepse janë objekte të panjohura për ta dhe iu frikësohen. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































