LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me gur dhe i thehen xhamat autobusit me kosovarë në Mal të Zi

Sulmohet me gur dhe i thehen xhamat autobusit me kosovarë në Mal të Zi

Është sulmuar me gurë në Berane autobusi me kosovarë, të cilit kishin shkuar për skijim në shtigjet e Kolashinit të Malit të Zi.

Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook.

Kardovic ka thënë se ngjarja e sotme ia kujton vitet e 90-ta, ndërsa ka bërë të ditur se policia malazeze ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes.


Ai ka thënë se nuk është hera e parë kur janë sulmuar autobusët me turistë kosovarë që shkojnë atje për skijim.

“Absurdi më i madh në tërë këtë rrëfim është se patrulla e policisë në Berane ishte vetëm 200 metra larg vendit të ngjarjes. Dhe kur organizatorët e ushëtimit kanë shkuar ta paraqesin rastin, ata u kanë thënë se mund të vazhdojmë rrugën sepse asgjë nuk mund t’u ndihmojnë”, ka shkruar Kardovic, duke pyetur nëse ky ishte urimi i malazezëve për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Televizioni publik i Malit të Zi ka njoftuar se në Berane është sulmuar me gur autobusi i Agjencisë “Gjafa tours” dhe se policia është duke u marrë me rastin. Nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka e gjeti KQZ-në?

Çka e gjeti KQZ-në?

Lajme
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora

Lajme
​Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan

​Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan

Kronika e Zezë
​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

​Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit

GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit

Lajme
Kalo në kategori