LAJMI I FUNDIT:
Peja -5° clearsky_night

Sulmohet fizikisht prokurori në Pejë, Ramiz Buzhala – i dyshuari ndalohet për 48 orë

Sulmohet fizikisht prokurori në Pejë, Ramiz Buzhala – i dyshuari ndalohet për 48 orë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) kanë reaguar ashpër ndaj sulmit fizik të ndodhur sot ndaj prokurorit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Pejë, Ramiz Buzhala.

Ky sulm, i cili lidhet ngushtë me detyrat dhe përgjegjësitë e tij profesionale, është dënuar me forcë nga të dy institucionet.

Në një reagim për media, KPK dhe ZKPSH theksuan se “aktet e tilla ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe e dëmtojnë rëndë funksionimin e sistemit të drejtësisë.”


Ata e shprehën mbështetjen e plotë për prokurorin Buzhala, duke e inkurajuar atë të vazhdojë misionin e tij ligjor pa u ndikuar nga këto sulme.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorit Buzhala dhe e mbështesin atë në punën e tij të përditshme, duke e inkurajuar për përmbushjen e misionit të tij ligjor,” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Po ashtu, KPK dhe ZKPSH theksuan se aktet e dhunshme nuk do të kenë ndikim në punën e prokurorit Buzhala dhe se ai do të vazhdojë të ndjekë veprat penale pa u penguar. “Sulmi ndaj prokurorit Buzhala nuk mund të ndikojë që ai të zmbrapset nga detyra e tij për të ndjekur kryesit e veprave penale,” shtuan ata.

Në lidhje me hetimet, të dy institucionet njoftuan se sulmi ndaj prokurorit është duke u trajtuar me prioritet nga organet kompetente të rendit dhe drejtësisë.

“Sipas informacioneve të fundit, ndaj sulmuesit është marrë vendim për ndalimin e tij për 48 orë dhe janë duke u ndërmarrë hapat e mëtutjeshëm ligjorë,” njoftuan KPK dhe ZKPSH./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme

"Nuk është aq i rëndësishëm sa për të qenë pjesë e takimeve", Trump vazhdon ta godasë Zelenskyn

Botë
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Kalo në kategori