Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sot gjatë ditës është sulmuar drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu.
Jashari ka thënë se Sallahu është një nga ekspertët e rrallë, i cili ka arritur të zhvillojë shumë projekte në fushën e bujqësisë, dhe të menaxhojë me sukses këtë sektor shumë të rëndësishëm të zhvillimit të vendit.
Në reagimin e bërë, ai ka theksuar se projektet, subvencionet dhe mbështetja për zhvillimin e bujqësisë fitohen në mënyrë meritore dhe jo me nepotizëm. Ai ka përmendur edhe kushëririn e tij, Behram Jasharin, duke ia kujtuar rregullat dhe ligjet e shtetit, dhe se nuk duhet sulmuar të tjerët për interesa personale, transmeton Telegrafi.
Jashari zotohet se nën udhëheqjen e tij, Komuna e Skenderajt nuk do të jetë e një familje apo grupi të caktuar por e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Reagimi i plotë i Bekim Jasharit:
“Të nderuar qytetarë,
Sot në vendin e tij të punës është sulmuar drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, një nga ekspertët e rrallë të kësaj fushe, i vlerësuar jo vetëm nga ne, por edhe nga asociacionet dhe organizatat ndërkombëtare, i cili gjithashtu i përzgjedhur nga Agjencioni Japonez për Ndërtim, për të përfaqësuar Kosovën në Japoni, pa përmendur këtu edhe vlerësime të tjera të rëndësishme për profesionalizmin e tij.
Qeveria të cilën unë e udhëheq vlerëson lartë punën e drejtorit Sokol Sallahu, i cili ka arritur të zhvillojë shumë projekte në fushën e bujqësisë dhe të menaxhojë me sukses këtë sektor shumë të rëndësishëm të zhvillimit të vendit.
Projektet, subvencionet, mbështetja për zhvillimin e bujqësisë përfshirë sektorët e saj, fitohen vetëm në mënyrën meritore, profesionale, pa njoftësi, interferime e kërcënime, qofshin ata edhe kusherinjë te gjakut tim.
I bëj me dije Behram Jasharit dhe të tjerëve si ai, se duhet të mësohen t’i respektojnë rregullat dhe ligjet e shtetit tonë dhe të respektojnë të tjerët, sepse ata që u flijuan për këtë vend, anë e kënd Kosovës, ranë që ky vend të jetë i lirë dhe i zhvilluar, dhe asessi që ne pasuesit e tyre t’i kërcënojmë dhe sulmojmë të tjerët për interesa personale.
Komuna e Skenderajt, nën udhëheqjen time, nuk do të jetë e Jasharajve, Mehajve, Lushtakve, Geceve, etj, nuk do të jetë e një familjeje apo grupi të caktuar, por do të jetë e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Ftoj organet e drejtësisë që në mënyrë të pavarur të merren me rastin dhe sulmuesin e drejtorit ta vënë para organeve të drejtësisë”, ka shkruar Jashari në Facebook./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës