Një grup prej katër personash dyshohet se kanë sulmuar disa të rinj shqiptarë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut, më 6 mars 2025.

"Nje grup prej 4 personash kanë sulmuar në rrugën "Sutjeska" disa të rinj shqiptarë. Dy prej të cilëve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim te mjeku", ka deklaruar për Telegrafin shefi i operativës rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza.


Ai ka bërë të ditur se të dyshuarit janë intervistuar nga Policia.

“Fillimisht janë marrë katër persona si të dyshuar, por tre prej tyre janë liruar pas verifikimit të kamerave. Policia është duke punuar për të identifikuar edhe personat e tjerë të involvuar. Ndërsa tani janë identifikuar edhe tre personat tjerë të cilët janë në proces të intervistimit”, deklaroi Fejza.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët./Telegrafi/