Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se incidentet si ai të dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, paraqesin sfida të papranueshme për forcat paqeruajtëse të KFOR-it dhe komunitetin ndërkombëtar. Ai mirëpriti praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të miratuar forca shtesë për Kosovën.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se sekretari Blinken i bëri këto komente gjatë një bisede me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, më të cilin diskutoi “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të ulur tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit dhe vrasjes së një rreshteri të policisë së Kosovës”.
Zëdhënësi tha se sekretari nënvizoi se ata që janë përgjegjës për sulmet e që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ai përsëriti se Serbia duhet të shoqërojë uljen e menjëhershme të tensioneve me zbatimin e plotë të angazhimeve të saj sipas marrëveshjes së normalizimit (të marrëdhënieve me Kosovën) në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken ka biseduar sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Sekretari Blinken dhe presidenti Vuçiq diskutuan rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën pas dhunës së 24 shtatorit dhe vdekjes së një rreshteri të Policisë së Kosovës. Sekretari nënvizoi se ata që janë përgjegjës për sulmet që tani ndodhen në Serbi duhet të mbajnë përgjegjësi. Sekretari shprehu mbështetjen e tij për veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it në reagimin ndaj kësaj ngjarjeje, duke vënë në dukje se incidentet si ato pranë Manastirit të Banjskës paraqesin sfida të papranueshme për KFOR-in dhe komunitetin ndërkombëtar dhe përshëndeti praninë e shtuar të KFOR-it dhe vendimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut për të autorizuar forca shtesë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të DASH-it.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha më herët se nga sekretari Blinken është paralajmëruar për masa ndëshkuese ndaj Serbisë “nëse nuk sillet siç duhet”.
Presidenti serb u tha gazetarëve në Beograd se gjatë bisedës që e përshkroi si “jo të lehtë”, të dy janë pajtuar se është i nevojshëm “shtensionimi dhe shtimi i rolit të KFOR-it” që sipas tij mbështetet nga Serbia. Ai tha se i ka mohuar zërat se Serbia ka vënë ushtrinë në gjendje gatishmërie.
Presidenti serb tha se me sekretarin Blinken nuk është pajtuar për natyrën e ngjarjeve në Kosovë dhe posaçërisht me “sovranitetin e Kosovës”. Ai tha se sekretari amerikan foli edhe për “masat e mundshme ndaj Serbisë, nëse nuk sillemi në mënyrën e duhur”.
“Ju jeni një vend i madh, një superfuqi, u takon juve të bëni atë që mendoni se duhet. Unë jam plotësisht kundër kësaj dhe mendoj se është shumë keq, por ka gjëra që duhet t’u përmbahemi, dhe kjo është para së gjithash e vërteta”, tha ai, por pa dhënë më shumë hollësi.
Rreshteri i policisë së Kosovës u vra të dielën në fshatin Banjskë në veri të vendit në një sulm të një grupi të armatosur serb të drejtuar nga Milan Radoiçiq, nënkryetar i deritashëm i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës të mbështetur nga Beogradi.
Gjatë përleshjeve që pasuan vrasjen e oficerit të policisë, tre sulmues mbetën po ashtu të vrarë në incidentin më të rëndë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Prishtina akuzoi Beogradin për organizim dhe mbështetje të sulmit. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila takoi të premten ambasadorët e vendeve kryesore perëndimore në Prishtinë, kërkoi që bashkësia ndërkombëtare t’i kërkojë përgjegjësi Serbisë për veprimet e saj kundër Kosovës, “duke ia bërë të qartë se duhet të ndalojë financimin, mbështetjen dhe shtytjen e grupeve kriminale për veprime terroriste”.
Mungesa e masave, tha ajo, “mund të keqpërdoret nga ana e Serbisë dhe për rrjedhojë mund të kemi përsëritje të veprimeve terroriste”. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës