Kardiologu Jahir Shala në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për sëmundjet e zemrës, aritmitë, hipertensionin e kujdesin që duhet të kemi.

Doktor Shala ka shpjeguar edhe sulmin në zemër dhe simptomat që mund t’i kemi në rast të ndonjë ataku kardiak.


“Ataku në zemër është sëmundje akute koronare, si pasojë e mbylljes përnjëhershme të enëve të gjakut të zemrës... është gjendja thuajse më urgjente në kardiologji që shpeshherë mund të përfundojë me fatalitet, fatkeqësisht", tha ai.

Kardiologu tregoi se simptoma më e shpeshtë e një sulmi në zemër është dhimbja, djersitja, ndonjëherë edhe vjellja varësisht cilën pjesë të zemrës e prek ataku, pastaj frymëzënia, etj”, tha kardiologu.

Tutje, doktori sqaroi se këto janë simptoma kur veçse është duke ndodhur sulmi.

Podcastin e plotë “Shëndeti në rend të parë” mund ta shikoni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/