LAJMI I FUNDIT:

MOST: Sulmi i hakerave ndaj KSHZ-së jep dyshime për planifikim të skenarit për uljen e besueshmërisë

MOST: Sulmi i hakerave ndaj KSHZ-së jep dyshime për planifikim të skenarit për uljen e besueshmërisë

Shoqata e Qytetare MOST vlerëson se zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik u mbajtën në një atmosferë të drejtë dhe demokratike.

“Qytetarët përsëri morën pjesë në procesin zgjedhor në të cilin ata mundën të shprehnin lirshëm vullnetin e tyre. Administrata zgjedhore në mënyrë efektive zhvilloi votimin në bazë të protokolleve të veçanta shëndetësore për shkak të pandemisë me Covid-19, në mënyrë që qytetarët të mund të ushtronin me siguri të drejtën e tyre të votës”, deklarojnë nga MOST, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se gjatë ditës së zgjedhjeve janë vërejtur vetëm disa raste të parregullsive që nuk ndikuan në cilësinë e procesit zgjedhor.


Në vlerësimet e shoqatës qytetare MOST thuhet se KSHZ-ja gjatë procesit zgjedhor ka punuar në një atmosferë efikase dhe kolegjiale.

Nga atje, ata besojnë se Komisioni duhet të vazhdojë të forcojë kapacitetet teknike, në mënyrë që të lejojë të gjithë qytetarët e interesuar të marrin pjesë në seanca pa asnjë pengesë.

“KSHZ-ja procedoi për 42 ankesa për fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore, duke i hedhur poshtë të gjitha, duke sqaruar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vepruar, por nga raportet dhe artikujt në media ishte e qartë se disa pjesëmarrës e filluan fushatën zgjedhore para kohe”, tha MOST.

Lidhur me sulmin e hakerave në faqen e internetit të KSHZ-së për rezultatet e zgjedhjeve, MOST vlerëson se koha në të cilën u krye ky sulm jep indikacione të dyshimit se bëhet fjalë për një përpjekje të planifikuar paraprakisht për të minuar besimin në procesin zgjedhor./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Laertit nuk ia don me Valbonën, e fton për darkë romantike me një buqetë lulesh por ajo e refuzon: Ngre dolli i vetëm i mërzitur

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Kalo në kategori