LAJMI I FUNDIT:

Situata në vend, Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë

Situata në vend, Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë

Këshilli i Sigurisë i Kosovës është mbledhur sot me kërkesë të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Sipas një njoftimi për media nga Qeveria thuhet se në këtë mbledhje u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend, me theks të veçantë te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale nga ana e Serbisë.

Gjatë mbledhjes, u raportua për incidentin e fundit të 1 prillit, ku zyra e Postës së Kosovës në Zveçan u sulmua me dy granata dore, njëra prej të cilave shpërtheu.


Po ashtu sipas njoftimit për media thuhet se u diskutua edhe për arrestimin e katër shtetasve serbë në Gjakovë, përfshirë një toger të policisë dhe një kapiten të ushtrisë serbe, nga të cilët u konfiskuan materiale të rëndësishme.

“U raportua dhe diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë me theks te planet destabilizuese dhe ndërhyrjet kriminale të Serbisë. Më 1 prill pas mesnate u sulmua me dy granata dore zyra e Postës së Kosovës në Zveçan, nga të cilat njëra shpërtheu. Zyra e Postës në Zveçan është riparuar plotësisht dhe tani vijon normalisht dhënia e shërbimeve publike atje. Kur kësaj i shtojmë edhe arrestimin e mbrëmshëm të katër ‘pelegrinëve’ serbë në Gjakovë – nga të cilët njëri ishte toger i policisë së Serbisë e tjetri kapiten i ushtrisë së Serbisë, dhe krejt çfarë u është konfiskuar atyre – kërkohet që të gjitha institucionet dhe mekanizmat e shtetit ta mbajnë lart vëmendjen dhe gatishmërinë”, thuhet në njoftim.

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit të Sigurisë të Kosovës theksuan se ndërhyrjet e Serbisë janë shtuar edhe në procesin zgjedhor të Kosovës, përfshirë përpjekjet për të sabotuar themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë.

Serbia, thuhet në njoftim që përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Milan Radoiçiq, po tenton të shkaktojë tensione etnike dhe ndërpartiake në Kosovë, me qëllim destabilizimin e vendit.

“Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet që nxis tensione nëdretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën. Kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje të Këshillit të Sigurisë, u theksua se Serbia po ushtronë trysni të fortë ndaj serbëve të Kosovës për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Beograd.

“Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Sigurisë i Kosovës shprehu mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të shtetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Drejtësi
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të shtatë tentohet konstituimi i legjislaturës së nëntë

Politikë
Dyshohet se mashtroi viktimën për 51 mijë euro, arrestohet një person në Prishtinë

Dyshohet se mashtroi viktimën për 51 mijë euro, arrestohet një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori