Sulmet me dronë në Moskë dhe rrezikimi i realitetit alternativ të Putinit

Nga: Jade McGlynn / The Guardian (titulli origjinal: The Moscow drone attacks bring Russia’s war to its doorstep – and put Putin’s alternative reality at risk)
Përkthimi: Telegrafi.com
Autoritetet ruse po përpiqen të minimizojnë një seri të sulmeve me dronë, në të gjithë Moskën – përfshirë zonën e saj më elitare, Rubliovka. Kremlini e ka fajësuar Ukrainën, megjithëse Kievi e ka mohuar çdo përfshirje në këto sulme – të parat e këtij niveli në tokën ruse, që nga pushtimi i Ukrainës 15 muaj më parë.
Raportet e mediave ruse fillimisht sugjeruan se rreth 30 dronë e kishin qytetin në shënjestër, ndërsa u bënë virale videot e goditjeve (të dukshme) të drejtpërdrejta nëpër ndërtesa. Por, shumë shpejt zyrtarët e Kremlinit e ndryshuan narrativën. Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, pretendoi se vetëm tetë dronë kishin marrë pjesë në sulm dhe këmbënguli se çdo dëmtim i ndërtesave u shkaktua nga mbeturinat – pasi ato u rrëzuan. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i mbrojtur nga mbështetja e politikanëve dhe zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, u përpoq ta largonte vëmendjen nga ky turp, duke përmendur numrin e ushtarëve ukrainas të vrarë nga forcat ruse dhe pajisjet e NATO-s që supozohet se i ka shkatërruar Rusia.
Por, mediat sociale ruse i paraqesin këto ngjarje në një dritë më pak stoike. Edhe pse ka pak shenja paniku, reagimi ndaj sulmeve me dronë nuk duhet të gëzojë Kremlinin apo ndonjë rus që gabimisht u besoi pretendimeve se lufta nuk do të vinte në shtëpitë e tyre. Teksa ky moment ndoshta nuk e sjell ndonjë ndryshim në qëndrime, e shënon një hap të rëndësishëm të mëtejmë në rrugën e cinizmit shoqëror për aftësinë e shtetit për ta zhvilluar, ose për ta fituar luftën në Ukrainë.
Vëmendja më e madhe është tërhequr nga sulmet në Rubliovka, një seri e fshatrave në perëndim të Moskës, ku ndodhet rezidenca luksoze shtetërore e Putinit në Novo-Ogariovo. Klasat sunduese të Rusisë, përfshirë kryeministrin, jetojnë atje në “kotexhe”, një fjalë e marrë nga anglishtja, por e përdorur këtu për të përshkruar pallatet gjigantet ku populli nuk ka qasje. Një video që me sa duket shfaq një dron duke e goditur një “kotexh” të tillë rozë me frëngji, është shpërndarë gjerësisht në Telegram.
Vendndodhja është domethënëse. Rubliovka tashmë simbolizon se sa jashtë kontaktit janë klasat politike të Rusisë, me jetën reale dhe telashet e shumta të vendit. Në një deklaratë të javës së kaluar, udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, i përmendi këto tensione, duke argumentuar se elitat vendimmarrëse të Rusisë jetojnë në një botë fantazie ku lufta nuk i prek ata – dhe se kjo duhet të ndryshojë, për fitoren në Ukrainë.
Natyrisht, rastësitë e tilla shtojnë tundimin për mendimet konspirative – a mos është duke e sulmuar Rusia veten? Në fund të fundit, qëkur shpërtheu lufta më 24 shkurt të vitit 2022, nuk është më e mundur të thuhet se Putini, apo Kremlini, nuk do ta bënte kurrë këtë. Por, ka pak arsye që autoritetet ta organizojnë një marifet kaq të turpshëm, për të cilin ata kanë bërë përpjekje të mëdha për ta minimizuar. Për disa rusë, pretendimet e “sulmeve të maskuara” janë vetëm një tjetër mënyrë për ta përqendruar fuqinë e shtetit dhe për t’i mohuar aftësitë e Ukrainës.
Ka shumë më shumë teori konspirative klasike. Blogerët ushtarakë rusë që e mbështesin luftën, e fajësojnë SHBA-në të cilën ata përfundimisht e shohin si përgjegjëse.
Pavarësisht nga besueshmëria e këtyre teorive të ndryshme, gatishmëria ruse për ta mbështetur konspiracionin jep dëshmitë e një ankthi të shtuar në mesin e popullatës së përgjithshme dhe një ndjesi mes klasave politike se Putini dhe miqtë e tij nuk janë më në gjendje t’i kontrollojnë ngjarjet.
Përdoruesit e tjerë të mediave sociale e shpërfillën sulmin, duke pretenduar me të drejtë se nuk krahasohet shumë me atë që rusët po ia bëjnë Ukrainës, megjithëse kjo thuhet pa ndonjë empati për këtë të fundit. Por, ka gjithashtu shtim të cinizmit dhe sarkazmit për këmbënguljen e Rusisë se “gjithçka në luftë shkon sipas planit”, dhe acarim të shtuar për hendekun mes retorikës hiperbolike dhe paaftësisë së Kremlinit për t’i realizuar ambiciet e veta militariste.
Tallja e vazhdueshme e linjave propagandistike të Kremlinit, nuk duhet të merret si provë e disidencës ose si oreks për demokracinë liberale; në të vërtetë, shumë njerëz të tillë e citojnë me kënaqësi Stalinin si shembull të një lideri jo të korruptuar, i cili e kishte energjinë morale për të bërë gjithçka që duhej. Në vend të kësaj, kuptohet më mirë si pasojë e natyrshme e luftës së Rusisë kundër realitetit. Është një gjë të mohosh nocionet objektive të së vërtetës kur ato nuk kanë asnjë kuptim të prekshëm për ty, por krejt tjetër është kur kjo e vërtetë objektive shpërthen mbi rezidencën tënde.
Sulmet me dronë të së martës, hapin një tjetër vrimë në arealitetin e dëmtuar të Rusisë – në të cilin heronjtë rusë, trashëgimtarët e Ushtrisë së Kuqe, po i shpëtojnë ukrainasit e zakonshëm rusofilë të mbajtur peng nga nazistët e mbështetur nga CIA/Britania/Paradat e homoseksualëve. Kjo narrativë intensive propagandistike, e vendosur që nga viti 2014 dhe e rrënjosur në një botëkuptim të “fuqisë së madhe” të natyrshme të Rusisë dhe keqdashjes perëndimore, nuk është gënjeshtër cinike, por diçka që Vladimir Putini duket se sinqerisht e pohon.
Por, nuk mundesh që gjithmonë t’i bësh rezistencë realitetit: e ka mënyrën e vet për t’u bërë i njohur, shpesh në mënyrat më pak të pritura. Shihet aty në reklamat ruse të rekrutimit, duke llomotitur për patriotizmin parodik të Luftës së Dytë Botërore, por duke përfunduar në mënyrë të çmendur me ofertat fitimprurëse për paratë që jepet nga regjistrimi. Shihet aty kur elita ruse e sulmon Perëndimin, por i mban fëmijët dhe pasuritë e veta këtu. Dhe, shihet atje, me sulmet e kësaj jave me dronë në Moskë, dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, në Rubliovka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë