Dita e hënë ka nisur me tensione në komunat veriore, në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Përkundër se paralajmëruan protestë, serbët lokal në mëngjes tentuan të hyjnë dhunshëm në Komunën e Zveçanit, ku për këtë ndërhyri edhe Policia e Kosovës, e cila ndaloi serbët duke përdorur sprej, transmeton Telegrafi.
“Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveçanit protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.
Pas kësaj, serbët të mbledhur në Zveçan kanë filluar të sulmojnë mediat kosovare dhe ato të Shqipërisë.
Deri tani, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka konfirmuar se janë sulmuar pesë vetura të mediave.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje”.
Në Zveçan, një grup i serbëve ka vendosur edhe disa mbishkrime në veturat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.
Disa nga protestuesit janë shfaqur me maska, ku për këtë ka pasur reagim nga Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu.
Musliu theksoi se njerëzit e maskuar mund të jenë të gatshëm për akte terroriste.
“Struktura ilegale dhe kriminale – njerëz të maskuar në protestat në veri. Instituti OCTOPUS shpreh shqetësimin se, në mesin e protestuesve mund të ketë edhe njerëz që janë të gatshëm për akte terroriste! Bashkëpunëtorët e Institutit OCTOPUS, kanë thënë se, protestuesit në terren janë duke u udhëhequr nga ish-policët e dorëhequr serbë të Policisë së Kosovës dhe anëtarë të strukturës kriminale (Mbrojtja Civile)”, është shprehur ai.
Zhvillimet në veri, kanë bërë që KFOR-i të shtojë praninë në komunat veriore, ndërsa përmes një komunikatë për media ftuan palët të përmbahen dhe të mos përshkallëzohet situata.
“KFOR-i i kërkon Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja për të ulur tensionet si e vetmja rrugë drejt paqes dhe normalizimit”, thotë KFOR.
Për ngjarjet e fundit në veri, ambasadori amerikan në Kosovë ftoi në takim kryetarët e katër komunave veriore por që pjesëmarrës në takim ishin vetëm kryetarët nga radhët e PDK-së.
Gjithashtu, ambasadori Hovenier takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se situata në pjesën veriore të Kosovës mbetet shqetësuese.
“Në takim me kryetarët biseduam se si ata mund t’i përmbushin detyrat e tyre, për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, në një mënyrë që tregon përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve, dhe diçka e tillë, sipas nesh, tani nënkupton mos hyrje në ndërtesë me forcë”, tha Hovenier.
Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Interesim i madh për t’u bërë polic, trajnimi në akademi pritet të kthehet në 6 muaj

Prokuroria e Prishtinës jep sqarim për arrestimin e zyrtarit të Regjistrimit Civil për marrje ryshfeti

Ngërçi institucional pezullon mbi 35 projektligje, nga shoqëria civile paralajmërojnë pasoja të rënda për qytetarët

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë