LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live Situatë e tensionuar në veri

Dhunë, krisma armësh, gaz lotsjellës, e djegie të veturave, gjatë protestës në Zveçan

Përditesuar 29/05/2023 08:37

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, pas vendosjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në objektet komunale të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Disa qindra serbë u mblodhën sot (e hënë) para ndërtesave komunale në veri të Kosovës dhe kërkojnë tërheqjen e policisë së Kosovës dhe kryetarëve të sapozgjedhur shqiptarë.


Si rrjedhojë e kësaj, numër i shtuar i forcave të KFOR-it janë parë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Në Zubin Potok janë parë pjesëtarët e KFOR-it nga Lituania dhe Austria. Në Leposaviq janë të pranishëm KFOR-i nga SHBA dhe Italia.

Kurse në Zveçan janë pjesëtarët KFOR-it nga Polonia dhe Hungaria.

Përveç KFOR-it, afër vetë objekteve komunale, janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës në Zveçan për të ndaluar protestuesit të cilët tentuan të hyjnë me forcë në objektin e kësaj komune.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar rreth zhvillimeve të sotme në veri.

Postet:
Mbylle
array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 20:11:13" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 20:11" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 20:11

Rreth 25 të plagosur nga përleshja mes protestuesve dhe trupave të KFOR-it

KFOR ka bërë të ditur se rreth 25 pjestarë nga kontingjenti shumëkombësh kanë mbetur të plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

“Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.


Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.

Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 19:21:16" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 19:21" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 19:21

Nga tensionet në Zveçan mbesin të lënduar 11 pjesëtarë të KFOR-it, tre në gjendje të rëndë

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka bërë të ditur se 11 trupa italianë të NATO-s janë plagosur nga përleshjet në Zveçan me protestuesit.

Tajani, ka thënë se tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.


“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u plagosën në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet demonstruesve serbë dhe policisë kosovare”.

“Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen”, shkroi Tajani.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovernier si dhe ai britanik, Nicholas Abbott, kanë dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, trupave të NATO-së si dhe ndaj gazetarëve që ndodhën pasditen e së hënës në komunat veriore.

Hovenier, duke bërë thirrje për ndalim të veprimeve që nxisin tensionet, ka thënë se KFOR-i është aty për të ruajtur paqen.

“SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve kundër KFOR-it, trupave që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”, shkroi Hovenier.

Ndërsa Abbott u shpreh se sulmet ndaj KFOR-it janë kriminale.

“Sulmet ndaj personelit të KFOR-it dhe gazetarëve janë kriminelë dhe të papranueshme. Siç e ka bërë jashtëzakonisht të qartë QUINT-i duhet të ndërmerren veprime menjëherë për të de-përshkallëzuar dhe ulur tensionet”, shkroi Abbott.

Gjatë shpërndarjes së protestuesve serbë, në veri, ushtarët e KFOR-it janë sulmuar me dhjetëra shok-bomba, mjete të forta dhe lëndë tjera djegëse.

Protestuesit kanë djegur edhe veturën e KFOR-it, në të cilën më herët kishin shkruar shkronjën Z, që është edhe simbol i rusëve në Ukrainë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 17:44:24" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 17:44" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 17:44

Lëndohen ushtarët e KFOR-it në Zveçan

Protestuesit janë konfrontuar me pjesëtarët e KFOR-it pranë komunës në Zveçan.

Gjatë operacionit u dëgjuan shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.


Raportohet se ka të lënduar nga ushtarët e KFOR-it.

Policia e Kosovës nuk ka qenë e pranishme në momentin e intervenimit të KFOR-it kundër protestuesve serbë në Zveçan.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 17:36:50" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 17:36" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 17:36

Protestuesit në Zveçan shpërndahen nga zona pranë komunës

Pas qetësimit të përkohshëm të situatës në veri të Mitrovicës, protestuesit serbë tentuan sërish të bllokojnë veturat e policisë së Kosovës.

Megjithatë, ishin trupat e KFOR-it që ndërhynë dhe bënë gjithçka që të lirohet rruga dhe të kalojnë automjetet e blinduara të policisë.


Një video amatore shfaq momentin kur veturat e policisë kalojnë, dhe KFOR-it shpërndanë turmën që me çdo kusht po tentonin të bllokonin ato mjete të policisë.

Kujtojmë që pas kërkesës për lirim të rrugës për qarkullimin e automjeteve, serbët e kishin bërë të kundërtën – ishin ulur në asfalt.

Aty detyroi pjesëtarët e KFOR-it që të ndërhyjnë për të shpërndarë turmën, me qëllim që të sigurohet kalimi i veturave policisë.

Këtë kërkesë për lirimin e rrugës e kishin bërë pjesëtarët e KFOR-it përmes altoparlantës, por serbët kishin refuzuar kategorikisht – ku si pasojë erdhi deri te përleshja mes tyre.

Ata përdorën gaz lotsjellës e shok bomba për të shpërndarë turmën, të cilët vetëm sa u zhvendosën një lagje më poshtë se ku po qëndronin më parë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 17:20:04" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 17:20" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 17:20

​Rakiq dhe Simiq me dy kërkesa KFOR-it për ta ndalur protestën

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe ish-deputeti Igor Simiq në një paraqitje para mediave, në protestën para objektit të Komunës së Zveçanit, kanë paraqitur kërkesat e protestuesve serbë, duke thënë se nuk do të largohen deri në realizimin e tyre.

Rakiq tregoi për dy kërkesat që ua kanë përcjell ushtarëve të KFOR-it dhe ambasadave në Prishtinë.


“Kemi dy kërkesa; se sherifët e paligjshëm, jo legjitimë, siç e quajnë veten, këta kryetarët e sapo zgjedhur, të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre, dhe le ti udhëheqin atje të afërmit, gratë, fëmijët e tyre dhe të afërmit e tjerë dhe e gjithë njësia speciale që ndodhet në ndërtesën e komunës, rreth ndërtesës së komunës të tërhiqen në jug me të gjitha mjetet e blinduara”, tha ai.

Ish-deputeti Igor Simiq tha se nuk do të ndalën së protestuari deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Këtu do rrimë derisa të plotësohen kërkesat tona, jemi në tokën tonë, ata kanë ardhur këtu të paftuar”, tha ai, se janë të interesuar për paqe.

Protesta në Zveçan ende po vazhdojnë.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 16:58:03" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 16:58" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 16:58

Tensione në Zveçan

Sërish janë kthyer tensionet në Zveçan.

Raportohet se protestuesit i gjuajnë pjesëtarët e KFOR-t me shok-bomba e shishe.


Në këto momente situata tek objekti i Komunës së Zveçanit është tensionuar.

Pjesëtarët e KFOR-it kanë kërkuar nga protestuesit të largohen nga dy autoblinda të Policisë së Kosovës, të cilat i kanë bllokuar në mes të turmës, por ata kanë refuzuar.

Siç raportohet ka të lënduar, ndërkohë është djegur edhe një automjet.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 15:45:18" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 15:45" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 15:45

Tre persona të maskuar pengojnë ekipin e Papirusit për të xhiruar në Zveçan

Redaksia e Gazeta Papirus, e ka njoftuar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, se tre persona të maskuar ia kanë rrëzuar kamerën ekipit të mediumit të tyre, përderisa ishin duke filmuar automjetet e KFORit.


Në videon dërguar AGK-së, dëgjohet njëri prej personave të maskuar duke i thënë ekipit që mos të xhirojnë.

“Këto pamje janë tejet shqetësuese për AGK-në, andaj sërish ju bëjmë thirrje organeve të rendit, prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që t’i sigurojnë gazetarët që të raportojnë nga këto komuna pa u penguar. Njëherësh, ju kërkojmë të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe në asnjë formë të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike për hir të raportimit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 15:39:52" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 15:39" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 15:39

Shpërndahen protestuesit në Zubin Potok, në Zveçan e Leposaviq protesta po vazhdon

Protestuesit serb në Zubin Potok janë shpërndarë, ndërkaq në Zveçan dhe Leposaviq ata po vazhdojnë të mbajnë protestën.


Protestuesit në Zubin Potok kanë paralajmëruar se protesta do të vazhdoj nesër (e martë).

Ndërkaq në Zveçan protestuesit kanë thënë se nuk do të largohen derisa të largohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, shkruan Telegrafi.

Pjesëtarë të KFOR-it janë duke kërkuar nga përfaqësuesit e Listës Serbe që t’u mundësojnë tri automjeteve të Policisë së Kosovës, të parkuara para ndërtesës komunale në Zveçan, të lëvizin, dhe policëve që janë brenda, të hyjnë në ndërtesën e komunës.

Një numër i protestuesve janë mbledhur para objekteve të komunave të Zveçanit, Zubin-Potokut e Leposaviqit për të protestuar.

Në këto objekte komunale është shtuar prania e KFOR-it siç është shtuar edhe në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 14:58:15" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 14:58" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 14:58

Lista Serbe kërkon që Policia e Kosovës të zëvendësohet nga KFOR-i


Përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Dragisha Milloviq, biseduan me kolonelin e paqeruajtësve amerikanë të KFOR-it në Zveçan dhe kërkuan që policët e Kosovës në këtë komunë të zëvendësohen nga KFOR-i.

Situata në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok mbetet e tensionuar, pasi grupe serbësh lokalë janë mbledhur para objekteve komunale për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë, shkruan REL.


“Mund të them se ka qenë vërtet një bisedë korrekte, se koloneli e kupton situatën në të cilën jemi të gjithë. Kërkesa jonë ka qenë që njësitë speciale të tërhiqen nga ndërtesa e komunës, të largohen nga ndërtesa e komunës dhe sigurinë ta marrë KFOR-i. Ai [koloneli] po flet tani me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it për kërkesën tonë”, tha Milloviq para të të tubuarve.

“Presim përgjigje se çfarë do të na thotë koloneli amerikan i KFOR-it”, shtoi ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 14:21:53" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 14:21" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 14:21

Kurti bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm italian: Ramë dakord që të qetësohet situata në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale në veri të Kosovës.


Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se të dy janë pajtuar që të qetësohet situata në veri.

“Pata një bisedë telefonike me DPM&MPJ të Italisë, Antonio Tajani. Të dy ramë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti.

Në komunat veriore Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, grupe të qytetarëve serbë janë duke vazhduar protestat kundër kryetarëve të rinj shqiptarë. Situatë më e tensionuar raportohet në Zveçan, ku janë parë edhe protestues të maskuar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 14:20:57" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 14:20" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 14:20

Shefi i zyrës së BE-së flet për takimin me kryetarin e Zveçanit dhe Zubin Potokut – tregon kërkesat që kishin për ta

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka folur rreth takimit të sotëm me kryetarët e rinj të komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Szunyog përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me ta kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës.

“I lumtur të mirëpres ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë dhe kryetarët e sapozgjedhur të komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci dhe Zubin Potok, z. Izmir Zeqiri në zyrën tonë sot, me të cilët diskutuam për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Ai shtoi se së bashku me ambasadorin Hovenier u kërkuan kryetarëve që të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën.

“Ambasadori Hovenier dhe unë u bëmë thirrje dy kryetarëve të bashkive që të tregojnë përmbajtje dhe të mos përdorin veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Më vjen keq që kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nuk mundën të na bashkohen”, thuhet në postimin e tij.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 13:51:03" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 13:51" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 13:51

AGK: Tentim sulmi ndaj një ekipi të gazetarëve në Zveçan


Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se dy persona të maskuar kanë tentuar të sulmojnë ekipin e Periskopit sot në Zveçan.

Në një fotografi dërguar AGK-së, shihet se bluza e një kolegu është shqyer si shkak i tentimit të sulmit, nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me situatën e krijuar për mediet dhe gazetarët, të cilët po raportojnë nga këto komuna, andaj kërkon nga kolegët që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit. Njëherësh, AGK-ja, rekomandon që kolegët t’i dëgjojnë rekomandimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës që janë prezent atje”.

AGK-ja, gjithashtu kërkon nga NATO dhe EULEX, që të sigurojnë gazetarët, si dhe t’u mundësojnë të raportojnë pa u penguar. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 13:47:57" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 13:47" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 13:47

Zveçan, grupet kriminale dëmtojnë edhe veturat e mediave nga Shqipëria

Gjatë protestës në Zveçan, një grup kriminal ka sulmuar dhe dëmtuar veturat e mediave nga Shqipëria.


Serbët kanë dëmtuar veturat e TopChannel dhe Euro News Albania, transmeton Telegrafi.

Gjatë ditës, ata kanë dëmtuar edhe veturat e mediave kosovare, ku për këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

AGK gjithashtu ka reaguar edhe për dëmtimin e veturave të mediave nga Shqipëria.

“Një veturë e mediumit Top Channel është vandalizuar sot nga protestuesit në Zveçan. Me këtë veturë me të cilën po udhëtonin katër gazetarë të medieve të ndryshme, është vandalizuar me sloganin nacionalist, si dhe me qëllimin që të mos mund ta ngasin më tej”, thuhet në reagim.

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se po i përcjell me shqetësim zhvillimet në këto komuna, dhe u bën thirrje kolegëve gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe t’i respektojnë udhëzimet e zyrtarëve të Policisë së Kosovës për perimetrin e raportimit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 13:47:03" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 13:47" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 13:47

AGK dënon sulmet e protestuesve serbë ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi protestuesit në veri kanë dëmtuar veturat e RTV Dukagjinit dhe Kallxo-s.

AGK thekson se, në videot e publikuar në medie, shihen veturat e RTV Dukagjinit dhe KALLXOs, me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e “Republika e Kosovës” në targa.


“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurtë dhe të papenguar të ekipeve mediale”, thotë reagimi i AGK-së.

Njëherësh, AGK-ja, fton gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 13:04:42" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 13:04" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 13:04

KFOR-i u kërkon protestuesve të lëvizin, ata nuk përfillin kërkesat

Serbët lokalë që nga mëngjesi i sotëm janë vendosur para objekteve komunale në tri komunat në veri.


Ata në disa raste janë konfrontuar me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Policia në disa raste është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Përfaqësuesi i KFOR-it u ka ofruar liderëve të Listës Serbe dy opsione konkrete për atë që kanë kërkuar prej kohësh, përkatësisht t’u kërkojë qytetarëve të grumbulluar të lirojnë hapësirën në mënyrë që të tërhiqen dy automjete të blinduara të policisë.

E protestuesit nuk i përfillën thirrjet e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, për të lejuar kalimin e dy automjeteve të Policisë së Kosovës.

Në vend të ngjarjes duket një numër i madh njerëzish – mes tyre ka edhe persona me maska.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 12:49:05" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 12:49" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 12:49

Von Cramon: Qeveria po rrezikon shumë në veri, të tërheqin forcat speciale të Policisë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një konferencë për media ka folur mbi zhvillimet e fundit në komunat veriore.

Von Cramon gjatë fjalimit të saj bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i tërheqin njësitet speciale të Policisë nga veriu dhe të ulen në tavolinën e negocimit.


Ajo deklaroi se kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por që sipas saj, kjo nuk nënkupton se ata mund të hyjnë me forcë në zyre, transmeton Telegrafi.

Von Cramon ka thënë se Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me “manovrat në veri”.

“Jam e brengosur, situata është e tensionuar. Kryetarët janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por kjo nuk nënkupton që ata kanë fuqi legjitime që të hyjnë në objekte dhe që këtë qasja ta sigurojnë më forcë, askush nuk mund të qeverisë me një ose dy për qind të votave. Situata nuk është e qëndrueshme”, tha ajo.

Tutje, Von Cramon shtoi se palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.

“A është kjo formë e qeverisjes ‘së mirë’ që duam. Në vend të kësaj ne duhet të kemi më shumë masa për ndërtim të besimit. Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje. U bëjë thirrje autoriteteve kosovare të mendojnë për të marrë masa për ndërtim të besimit. Si shembull tërheqja e forcave speciale të Policisë nga veriu e të ulen në tavolinë negocimit. Palët e përfshira të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, deklaroi ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 12:36:46" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 12:36" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 12:36

Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit në Leposaviq, i shpërthyen gomat e veturës

Ekipi i “RTV Dukagjini” është sulmuar në veri, gjersa i njëjti ishte duke raportuar për zhvillimet në Leposaviq.


Protestuesit e kanë sulmuar veturën e ekipit të RTV Dukagjini teksa ia kanë shpërthyer gomat.

Situata në veri vazhdon të mbetet e tensionuar.  Ekipet e gazetarëve janë sulmuar edhe ditë më parë në veri, lidhur me këto sulme ka reaguar edhe AGK-ja, e cila ka theksuar se gazetarët janë të rrezikuar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 12:30:53" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 12:30" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 12:30

Haradinaj-Stublla për mbishkrimet e serbëve në veturat e policisë dhe KFOR-it: Dëshmi e ndikimit rus

Ish ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.


Haradinaj-Stublla në një postim në Twitter ka shkruar se Rusia vazhdon të ketë ndikim tek serbët.

“Pak protestues serbë të udhëhequr nga gjysmë-politika e Vuçiqit, Lista Serbe (të cilët refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet e fundit demokratike lokale) nxisin urrejtjen etnike ndërsa kryetarët e sapozgjedhur të komunave fillojnë punën. Shenja ‘Z’ e spërkatur dhunshëm mbi automjetet e policisë së Kosovës dhe KFOR-in dëshmojnë ndikimin rus”, ka shkruar ajo.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 11:55:58" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 11:55" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 11:55

Hovenier: Situata në veri shqetësuese, të shmanget hyrja me forcë në ndërtesat komunale

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se situata në pjesën veriore të Kosovës mbetet shqetësuese.


Pas takimit që zhvilloi me presidenten Vjosa Osmani, ambasadori Hovenier u tha gazetarëve se është e rëndësishme që të mos bëhet hyrja me forcë në objektet komunale në veri.

Hovenier tha se ky është qëndrim i SHBA-së dhe i vendeve të tjera të Quint-it: Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës dhe Gjermanisë.

“Në takim me kryetarët biseduam se si ata mund t’i përmbushin detyrat e tyre, për t’iu shërbyer të gjithë qytetarëve, në një mënyrë që tregon përgjegjësi ndaj të gjithë qytetarëve, dhe diçka e tillë, sipas nesh, tani nënkupton mos hyrje në ndërtesë me forcë”, tha Hovenier.

Takimi u zhvillua në Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku i pranishëm ishte edhe shefi i kësaj zyre, Tomas Szunyog.

Hovenier para takimit me Osmanin është takuar me kryetarët e Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ambasadori tha se në takim janë ftuar të katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri, por se të pranishëm ishin vetëm dy.

array(3) { ["date"]=> string(19) "05-29-2023 11:50:54" ["time"]=> string(16) "29/05/2023 11:50" ["update"]=> bool(false) } 29/05/2023 11:50

Veturave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës u vendosen mbishkrime dhe flamuj serbë

Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ndërsa grupe të ndryshme po bëjnë edhe disa veprime provokuese ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan por edhe ndaj veturave tjera.


Këto grupe kanë vendosur mbishkruar në automjetet e KFOR-it disa simbole të tyre si dhe kanë vendosur një flamur të Serbisë mbi veturën e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Më herët ata kanë tentuar dhunshëm të hyjnë në Komunën e Zveçanit, ndërsa kanë refuzuar thirrjes së NATO-s që të shpërndahet masa.

Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se ka ndërhyrë në Zveçan, pasi protestuesit kanë bërë veprime të dhunshme, ndërsa KFOR-i përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në komunat veriore.