Sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtares në Argjentinë, futbollisti arrestohet nga policia pasi nokautoi atë
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Ligën Rajonale të Tres Arroyos në Argjentinë.
Ishte duke u zhvilluar ndeshja mes Deportivo Independencia dhe Deportivo Garmense kur gjyqtarja akordoi një goditje dënimi me çka nuk u pajtuan futbollistët vendas.
Cristian Tirone e humbi kontrollën teksa e goditi fuqishëm duke e nokautuar gjyqtaren Dalma Cortadi.
Futbollisti në fjalë vrapoi disa metra për ta goditur gjyqtaren, më pastaj ai u largua nga fusha nga bashkëlojtarët e tij.
Edhe pse gjyqtarja Cortadi nuk pësoi dëmtime të rënda, ndeshja u pezullua menjëherë dhe futbollisti u arrestua për veprën penale të lëndimit të lehtë.
Ndeshja u pezullua dhe u vendos që të luhet ditëve në vijim, derisa futbollistin në fjalë mund ta pret burgu për dhunën e ushtruar ndaj gjyqtares kryesore të ndeshjes. /Telegrafi/































