Policia e New York-ut është alarmuar pas telefonatave që ka marrë lidhur me disa të shtëna me armë, që kanë ndodhur në një spital në qendër të këtij qyteti.

Policia është vënë në kërkim të një burri me pushkë automatike, i cili ka qëlluar të paktën katër persona brenda spitalit të New York-ut, transmeton Telegrafi.


Autoritetet e sigurisë kanë bllokuar zonën rreth spitalit Lebanon në Bronx, ku njëri nga sulmuesit besohet se ishte veshur si mjek dhe kishte qëlluar civilët me pushkë automatike.

Të shtënat raportohet se janë duke vazhduar brenda spitalit, kurse burime të pakonfirmuara të Mirror, raportojnë se sulmuesi është ngujuar në një dhomë në katin e 17-të të spitalit.

Siç raporton New York Times, tre mjekë janë qëlluar nga burri me pushkë automatike të tipit M-16 i cili kishte veshur mantelin e bardhë të mjekëve, duke i mbushur me gja katin e 2-të dhe të 8-in. /Telegrafi/

2 274

3 194

4 144