LAJMI I FUNDIT:

Sulm me motive racore në Florida, katër të vdekur

Sulm me motive racore në Florida, katër të vdekur

Një person i armatosur vrau tre persona me ngjyrë në një sulm me motive racore dhe më pas vrau veten në Jacksonville në Florida. Autori i ngjarjes së rëndë, i përshkruar si i bardhë dhe në fillim të të 20-ave, hyri në një dyqan “Dollar General” dhe hapi zjarr.

Autoritetet thanë se dy burra dhe një grua u vranë nga personi i armatosur, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, i cili mbante një pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë, raportoi BBC.

Ai besohet se ka vepruar i vetëm dhe dyshohet se donte të vriste veten. Ai jetoi në kontenë Clay të Jacksonville me prindërit e tij dhe la disa mesazhe. Të paktën një nga armët kishte një svastikë të vizatuar në të, simbolin famëkeq të nazistëve.


Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis përshkroi të shtënat si “të tmerrshme”.

“Ai (personi i armatosur) vuri në cak njerëzit në bazë të racës së tyre, kjo është krejtësisht e papranueshme,” tha DeSantis, i cili po konkurron për të qenë kandidati presidencial i partisë republikane.

Ka pasur mbi 28,000 vdekje me armë në SHBA deri më tani këtë vit, sipas faqes së internetit Gun Violence Archive.

Sulmi në Jacksonville vjen në 60-vjetorin e Marshimit në Uashington dhe fjalimin e famshëm të Martin Luther King Jr “Unë kam një ëndërr”. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytet të shtunën për të shënuar momentin historik në lëvizjen për të drejtat civile./kp

Në trend Botë

Më shumë
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit - çfarë do të thotë kjo për Donald Trumpin?

Azia
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Ndryshe prej Netanyahut, presidenti izraelit thotë se ka marrëveshje me Hamasin

Azia
Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Çfarë dimë për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve mes Izraelit-Hamasit?

Azia
Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Orban befason të gjithë - nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trumpit

Amerika
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Kalo në kategori