LAJMI I FUNDIT:

Sulltana Zogu nga Fushë-Kruja ka mbi një shekull jetë, është nënë e 10 fëmijëve

Sulltana Zogu

Ka vite që për ditëlindje nuk e urojnë më “u bëfsh 100 vjeç”.

Sulltana Zogu nga fshati Luz i Fushë Krujës ka më tepër se 1 shekull jetë.

Ka lindur në vitin 1918 dhe është nënë e 10 fëmijëve.


Djemtë e 106-vjeçares thonë se nëna e tyre ka punuar deri vonë.

Ndër cilësitë e saj veçojnë mikpritjen.

Përveç djemve dhe vajzave të saj, Sulltana ka ushqyer me gji dhe ka rritur edhe fëmijë të tjerë të mbetur pa prindër.

Gjatë jetës, Sulltana nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Kujtesën e ka të fortë, shikimin të mirë ndërsa muajt e fundit e shqetëson mungesa e dëgjimit.

Për të moshuarën sot kujdeset një nga djemtë dhe bashkëshortja e tij, për të cilët fëmijët e tjerë shprehin mirënjohje.

Vlerësime ka dhe vetë Sulltana.

106-vjeçare ka të paktën 50 nipër dhe mbesa.

Është bërë stërgjyshe dhe katragjyshe.

Sulltana Zogu nga Fushë Kruja është një ndër njerëzit më jetëgjatë në Shqipëri./ABC News Albania

Sulltana Zogu

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori