Për dallim nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit kur kishte pjesëmarrje të madhe të diasporës në votim, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit pati shumë më pak vota nga mërgata.

Interesim më të madh për të votuar nga jashtë kanë pasur mërgimtarët që iu përkasin disa komunave më të vogla, derisa mërgata e qendrave të mëdha nuk kanë shprehur fort interesim për të votuar.


Votat nga diaspora megjithatë do të jenë shumë të rëndësishme në garën e balotazhit të komunave më të vogla si Juniku apo Dragashi, njofton Telegrafi.

Vlen për t’u theksuar se në raundin e parë mbi 30% e votuesve të Junikut janë nga diaspora (2,247 votues në Kosovë, 843 votues nga diaspora).

Më poshtë 12 komunat që kanë pasur më së shumti votues nga diaspora.

Suhareka – 1,226 votues nga diaspora Juniku – 843 Gjakova – 711 Dragashi – 669 Vitia – 527 Prizreni – 512 Peja – 457 Deçani – 428 Malisheva – 415 Istogu – 412 Gjilani – 324 Prishtina – 318

Kujtojmë me 17 nëntor mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave./Telegrafi/