Marrëveshja e cila siguron një mbështetje jetike për komunitetin e Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe ekosistemin e inovacionit dhe ndërmarrësisë në përgjithësi, u nënshkrua në ambientet e qendrës nga drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu dhe Nasrin Pourghazian, udhëheqëse për zhvillim dhe bashkëpunim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë.
Ky bashkëpunim përtej ndihmës së drejtpërdrejt financiare, synon që të rrisë rolin e Innovation Centre Kosovo, ofron bazën e sigurimit të një buxheti prej 7 Milion Eurove për katër vitet e ardhshme, dhe fuqizon rolin e ICK-së si një platformë integruese dhe të qëndrueshme edhe për nismat tjera.
“Jemi të entuziazmuar për vazhdimin e partneritetit me Qeverinë Suedeze përmes Ambasadës së Suedisë dhe SIDA, pasiqë me këtë mbështetje sigurohemi që misioni fisnik i ICK-së dhe puna e palodhshme e gjithë komunitetit do të vazhdojë edhe për katër vite, tashmë duke synuar që të fuqizojmë ekosistemin e ndërmarrësisë ne vend, dhe njëkohësisht të pozicionohemi si lider rajonal për inovacion, teknologji dhe ndëmarrësi” u shpresh z. Begu pas nënshkrimit të marrëveshjes.
ICK 2.0 tashmë ka në fokus krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për biznese startup dhe inovacion duke ofruar shërbime dhe hapësira të nevojshme, qasje në financa, asistencë në aspekt legjislativ, si dhe promovim të sektorit brenda dhe jasht Kosovës. ICK poashtu fokusohet në përkrahjen e promotorëve te inovacionit, duke u fokusuar tek bizneset startup, inovacionin korporativ dhe qeveritar, dhe punon aktivisht në fuqizimin e rolit të studentëve, të të rinjve, femrave/grave në veçanti, si dhe angazhimin e drejtperdrejt të diasporës dhe partnerëve ndërkombëtar.
“Suedia është një ndër partnerët kryesor të Kosovës dhe esenca e mbështetjes lidhet me ndryshimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo është faza e dytë e përkrahjes bazë për ICK-në, e bazuar në besim të ndërjelltë dhe ndikim afatgjatë në komunitet”, tha znj. Pourghazian.
TIK mbetet sektor pritoritar në fushëveprimin e ICK-së, ndërsa gjatë katër viteve të arrdhshme do të ketë në fokus edhe inovacionin e qëndrueshëm, ndërmarrësinë sociale, laboratorët e teknologjisë si dhe inovacionin qeveritar.
Gjatë afërsisht shtatë viteve të funksionimit, ICK ka mbështetur 230 biznese startup nëpërmjet programit të inkubatorit, ka pajisur me shkathtëse digjitale mbi 3,000 të rinj, ka ndarë mbi 500,000 Euro grante për biznese, ka krijuar mbi 2,500 vende të reja të punës si dhe ka organizuar mbi 450 evente me qëllim të promovimit të inovacionit, teknologjisë dhe ndërmarrësisë. Komuniteti i ICK-së ka fituar mbi 30 çmime globale, investime direkte, ndërsa kanë lansuar mbi 450 produkte dhe shërbime inovative për tregun vendor dhe ndërkombëtar. Që nga viti 2012, afër 300,000 njerëz e kanë vizituar qendrën në Prishtinë.
Përveq Ambasadës së Suedisë komuniteti i ICK-së mbështetet edhe nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë, GIZ nëpërmjet programit CETEP, Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Zyra e BE-së në Kosovë dhe European Fund for Southeast Europe (EFSE). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Këto video-lojëra askush nuk i ka blerë

Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Përparimi i DeepSeek AI është për t'u lavdëruar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi