Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e ditës së enjten në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror.

Kundërshtarër e Kosovës në grupin B, Suedia dhe Spanja, kanë zhvilluar një ndeshje të bukur, ku në fund fitorja iu takoi suedezëve me rezultat 2-1.


Carlos Soler shënoi i pari, por Alexandre Isak barazoi shifrat pas vetëm një minute. Golin e fitores e shënoi Viktor Claesson në pjesën e dytë.

Kampioni i Evropës, Italia, ka barazuar në shtëpi me Bullgarinë me rezultat 1-1. Federico Chiesa ka shënuar fillimisht për 1-0, ndërsa më vonë bullgarët kanë barazuar rezultatin me Iliev.

https://twitter.com/Ferran21i/status/1433506817699549204

Belgjika ka fituar me golead ndaj Estonisë me rezultat 5-2. Romelu Lukaku në këtë takim shënoi dy gola.

Gjermania ka kryer detyrën ndaj Liehtenshteinit duke e mposhtur 2-0 me golat e Leroy Sane dhe Timo Werner.

Edhe Anglia ka marr fitore të thellë duke e mposhtur Hungarinë me rezultat 4-0.

Sterlin, Kane, Maguire dhe Rice i shënuan golat për nënkampionet e Evropës./Telegrafi/

telegrafi sport app